B09128
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Prozator, dramaturg, skenarist filmash prej një gjysmë shekulli, që troket në portën e letrave shqipe, me rreth 50 tituj veprash. Teodor Laço zuri një vend të nderuar në gjerdanin e personaliteteve të kulturës sonë.
Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon si kur subjekti shtjellohet në situatën konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se është bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.
Është interesante të nënvizohet se, pas përmbysjes së komunizmit, nga pjesëmarrja tepër aktive në proceset politike të demokracisë, si kryetar i një partie të spektrit liberal, si deputet i Kuvendit të Popullit për 12 vjet, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 1994. – 1997 dhe ambasador në Federatën Ruse më 2006 – 2008, ai nuk rreshti asnjëherë përkushtimin ndaj letërsisë, duke botuar veprat më të mira të krijimtarisë së tij si romanet: "Një vit i hidhur", "Ishulli i mëkatarëve", "Vrasja e buzëqeshjes". ", vëllimet me tregime "Vdekja e nëpunësit X" dhe "Trokitje në shpirt", dramat "Kambanat e muzgut", "Vrasësit e lamë pas", librat me shënime publicistike "Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar", "Një. dritare, një Kremlin" etj.
Veprat e tij, sidomos në gjininë e tregimit, janë të përfshira në botime antologjike si në "Description of a fight", në tregime të zgjedhura nga autorët e gjuhës, që donë nga komunizmi (Londër, 1994), "Balcan beauty, balcan blood" (SHBA, 2007), në Francë, Itali, Rusi, Bullgari, Greqi, Turqi, kurse romani "Anul tristeii" në Rumani etj. Romani "Mjegull", sipas autorit, është vepra që ka dashur një akumulim dhe përsiatje prej 30 vjetësh. Teodor Laço është dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit l dhe shpallet "Nderi Qarkut Korçë".

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase