B17484
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Personazhi i romanit është Lufta II Botërore. Ajo sundon, shkrihet bëmash, paracakton mes ndryshimet e personazheve. Megjithatë ka një që duket si “rrapi i fshatit”. Ky është Thimjo Loli. Ikën e vjen faqeve të librit, diku humbet e diku rishfaqet, ai aty mbetet: ose i pranishëm, ose i nënkuptuar. Është një grek i minoritetit të regjistruar në Sarandës së Vurgut. I ngjan një cungu me rrënjët ngulura të tokës ku ka lindur dhe është rritur. Por koha e ndryshimeve dhe ndryshimeve të mëdha që ndodhin po e shkul atë rrënjë dhe po e degdis s'dihet se ku. Ai merr udhën deteve, si Odisea qëmoti, për t'u kthyer në Itakën e tij pas luftërave të gjata në Trojë. Por Korfuzi ku po shkon nuk është tamam Itaka e tij, është dhe ishulli përballë që e lag po ai ujë, një karakoll i vjetër kujtese i atdheut, Greqisë. Itaka e tij janë toka dhe fshatrat ku ai ka lindur, ku është rritur, ku është bërë kapedan e mbrojtës i saj. Itaka qe krahina e Vurgut. Prej saj po largohej me sytë e kthyer pas dhe detin në mes. Kish ngarkuar një ëndërr mbi shpinë, “Autonominë e Vorio-Epirit”. Ëndërr që ishte bërë zhgjëndërr. Askush nuk e donte më atë ëndërr, të gjithë e kishin braktisur: një palë me sloganin e vëllazërimit të popujve të gjuhës, ku kufiri midis tire do të zhdukej (komunistët këndej e andej kufirit, pra “festet e kuqe”) dhe një palë me. sloganin e krijimit të një shteti me dy vende, dy atdhe, federatës greko-shqiptare (pushtuesit italianë të gjermanëve, Balli Kombëtar dhe “festet e zeza” të nacionalizmit grek). Në mes tire ishte Thimjo Loli, kapedani që dukej sikur vinte nga zgafella e historisë. Dëshira, ëndrra dhe projekti i tij ishte një synim, një ëndërr për shumë greke, shpesh është keqpërdorur nga politika. Gjithsesi një ëndërr. Dhe ëndrrat, kanë ankthit, e shpresën ndezur. Dhe, ndoshta, shpresa fle më shumë jo aq te mitologjia apo antropologjia e Thimjo Lolit, por tek ajo prirje kozmopolitiste e të ardhmes kur jo “toka”, “atdheu”, “miti', “historia” janë qendra, por NJERIU si qenie. , instinkti dhe ontologjia e tij për të jetuar në paqe, i sigurt dhe bri TJETRIT. Kjo, me sa duket, është BASHKËSIA më e madhe që sjell qytetërimin e sotëm.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase