B16604
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Fragment nga libri: Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikëve dhe po pritshin të kaloni përtej vargut të gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato ktheheshin nga kisha e Shën – Gjergjit për në shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e terura të buajve, nga halat e gjata të qepallavëve të tyre, nga lelet e shkurtra, nga veshët llapushë të qenit që kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin. mbi llucën e rrugës. Rrogozet nga kashte frytje, qe mbulonin qerret dhe ruanin njerezit e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pire e ishin fryre te tjera rruges me shi, te ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe e hapur përmes reve, dielli po vërvishet mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me vandakë zhukash të thata, të arta, që një dorë e fshehtë i flakë poshtë në fushë. -Tyt, të marrtë djalli, të marrtë!... foli Pilo Shpiragu, në krye të qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me një baltë, i spërkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Një mizë kali, e kishte gudulitur keq nën vehte. Qetë, sikur t'u kishte folur njeri në gjuhën e tyre, morën përpara. Qerrja hyri në urë. Gratë, që ndjenë në frytjen e vakët të kafshëve, bëjnë mënjanë të lemerosura. Një kanistër fluturoi në lumë. Një tufë borziloku mbetet nga gjithë ç'pati ena e pëshpëritjes, shkoi të pagëzohet në ujët e turbullt të Gjanicës.-Po këta të flamosur nuk shohin një herë ç'kanë përpara, po çajnë kështu si të ndërliqur!... foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrën. -Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë!... mallkoi plaka. - Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në asnjë hendek, o zot!... Që mos i vafshit të gjallë, o Shënmëri!... truante e në një tjetër, duke u mbajtur fort pas telave. të çkundisur të parmakëve të urës, kur Gjanica e turbullt, që shkon atje poshtë, po ia mirrte mendtë me vehte. Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin njeriut. Vetëm kur donë përtej e morën drejtimin e Semanit, Piloja hoqi frymë e mërmërit me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij: - Qëkur na mallkoi zoti, s'kanë ç'na bëjnë munxët e robit...

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase