Lulja E Kujtimit

B16922
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ne romanin “Lulja e Kimit” përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhave të veprimit që bëheshin në ato kohë për t'u çliruar nga zgjedha turke dhe në rrjedhën e propagandës greke, ishte një pengesë serioze për lëvizjen tonë kombëtare. Në këtë roman popullor, gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këta të fundit. Ngjarjet e romanit në një ambient tregtar, që është fjala nga propaganda greke. Subjekti i romanit është i vogël : djali i ri Dhimitri, që punon si kryeshërbëtor në dyqanin e Z. Kristo, dashuron vajzën e tij të vetme, Olimbine, e cila edhe ajo e bën Dhimitrin me gjithë shpirt, ndonëse ai është i varfër. Zoti Kristo, duke përparuar në tregti, sjell nga Greqia një sekretar, Nikon, për të bërë tregtinë e tij. Nikua fiton me dinakëri simpatinë e Z. Kristo, dhe ky, duke mos e njohur fytyrën e vërtet të Nikos, arrin deri sa t'i propozojë atij për të bërë dhëndër. Olimbia, kur e merr vesh këtë gjë proteston dhe i thotë babait pa u druajtur se ajo e dashuron Dhimitrin. Z. Kristo, që nuk mund të pajtohet me këtë mendim, harton bashkë me Nikon planin për ta Dhimitrin nga Korça e dorëzuar në duart e mëdha të Turqisë si kryengritës dhe i cili kishte dallime me shqiptarët jashtë Shqipërisë. Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet nga Korça, dhe niset për në Manastir që mjaft kryengritës. Mirëpo ishte një natë e egër dimri dhe Dhimitrit i del një tufë ujqërish, të cilët ja shqyejnë kalin, ndërsa ai vete mezi shpëton gjallë me kryengritësve të asaj anë që vepron në atje. Në këtë kohë në Korçe përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e merr vesh Olimbia kjo gjë është shumë e vështirësuar aq sa luan mendsh dhe mbetet që gjashtëmbëdhjetë muaj, deri në një ditë “Lulja e Kujtimit”, që kishte falur Dhimitri i cili kishte marrë nga nëna e tij që kishte sjellë burri (babai i Dhimitrit) nga Egjipti, i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete. Pas dy vjetësh Dhimitrin e gjejmë përsëri në rrethet e Korçës. Këtu ai vepron në krye të lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë si e kishit urdhëruar qendra e kryengritësve. Kur po vepron në rrethet e Korçës. Dhimitri mundi të shpëtojë nga kthetrat e Nikos, i cili bënte planin djallëzore për t' iaa grabitur pasurinë e Kristos dhe për ta detyruar me forcë Olimbinën të bëhej gruaja e tij. Mirëpo Dhimitri planet e Nikos i ndaloi pasi u kthye në shtëpinë e tij. Pas kësaj ndodhive gjithashtu Dhimitri dhe Olimbia u martuan dhe të gjithë u gëzuan. edhe Z.kristo u gëzua për të dy dhe i tha Dhimitrit : “Që nesër e tutje unë nuk kam të bëj më dyqanin tim; në duart e tua të mbeten shtëpia tregtare tregtare se unë u plaka ju na shpëtuat nga vdekja dhe çnderimi.”.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase