B17895
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe redaktor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese "Rilindja", duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave. Pasioni për librin dhe misionin i ka edhe përhapjet e tij nuk i mundësuan krijimtari të rregullt dhe komode, pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohë e pati botuar në revistën më prestixhioze letrare shqiptare Jeta e re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës ( 1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar i janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit . Është autor i dy përmbledhjeve tregimesh: Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990 dhe Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, Buzuku, Prishtinë, 1997) dhe një libri impresionesh nga jeta 100-ditëshe si refugjat në Korçë (prill-korrik 1999) me titullin. Toka shqiptare (Nositi - DIJA Poradeci, Pogradec, 2000) përkthyer edhe në rumanisht: Glia albaneză (Bukuresht, 2007). Ka kontribuar shumë në veprimtarinë botuese shqiptare me shtëpinë e parë botuese postkomuniste Buzuku (themeluar më 1990), duke krijuar një klimë të re në fushë botimesh në gjithë hapësirën shqiptare. Poet ndijimesh të thella, kritik dhe polemist i pakursyer. Ka në dorëshkrim dy romane (Zjarri i Marietës dhe Portreti i artistit në fluturim), tri drama (Nëna lutet për ne - me temën Nënën Tereze, Anabela - belanë e Anës gjatë luftës së 1999-tës dhe Luleshkronjat - për Kongresin e Manastirit në 100 -vjetorin e ngjarjeve që i parapriu mëvetësisë shqiptare), shumë tregime të shkurtra, vështrime kritike për librat e botuar tek Buzuku si dhe një mori artikujsh gazetaresk e intervistash në mediumet e njerëzve shqiptarë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe themelues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, koordinator i panairit të librit të Prishtinës (1999-2007), i cili nga viti 1999 i ofron Kosovës dhe lexuesve të shumtë të saj të arriturat e fundit. në fushë botimesh.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase