B15223
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
"Loja e Fituar" pasi është një përsiatje ndaj çdo gjëje të ndodhur, por kundra vullnetit, e cila finalizohet me fitimin. Nëse noton në thellësi, kupton sesi personazhit kryesor, çdo gjë i rrjedh në krah të kundërt me atë çka ai dëshiron. Çdo përpjekje për të qëndruar në vendin e zënë, çdo përpjekje për të mos u përshtatur, për të qëndruar larg nga ndotja, apo për të triumfuar ajo që është e drejtë, dështon, duke shkaktuar humbje të njëpasnjëshme në psikologjinë e personazhit, të cilat, në mënyrë paradoksale, e ndihmojnë për të fituar lojën e tij.
Një tjetër aspekt është përballja me gjyshin, një ateist i vetërealizuar i cili kundërshton çdo gjë jashtë racionales. Deinarti, ndonëse nuk ka dijen e mjaftueshme, vendos të fuqizojë besimin dhe të pranojë ekzistencën e një force mbinjerëzore. Njëtrajtësisht, edhe përballja me lojërat e shahut, të cilat humben të gjitha nga djaloshi, finalizohen në përfundim me fitore, pasi në debatin e krijuar mes tyre, gjenerali e pranon vetë se ekziston një forcë e tillë, e cila nuk mund të kërkohet askund tjetër veçse në vetvete.

Reviews
Nuk u gjet asnjë koment