Ligjerimi, Gjuha Dhe Stili

B23770
2.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Studimi monografik gjuhësor-stilistik "Ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes" ka histori të gjatë disavjeçare dhe paraqet vijimësi të interesimit tim të gjatë për gjuhën e letërsisë, për gjuhën dhe stilin e shkrimtarëve të medhenj, interesim që ka lëndëzuar përgjatë viteve një numër jo të vogël shkrimesh për gjuhën e shkrimtarëve shqiptare të periudhave të ndryshme, duke filluar me Gjon Buzukun e Pjetër Budin e për të vazhduar me Jeronim De Radën, Ndoc Nikajn, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën, Faik Konicën, Fan Nolin, Jakov Xoxën. Adem Demaçin, Ramiz Kelmendin, Rexhep Qosjen, Agim Vincën e disa të tjerëve. Por, kjo vepër është fryt edhe i qëllimit tim studimor të cilit i janë kushtuar edhe dy monografitë e mia: e para, gjuhës dhe stilit të Jakov Xoxës dhe e dyta, dyvëllimshe, gjuhës dhe stilit të Gjergj Fishtës.
Ka qenë e pritshme që ky interesim imi ose më mirë të thuhet ky pasion imi për gjuhën e letërsisë, i zënë fill vite më parë, të mos pushojë as sot. Dhe, moment më të përshtatshëm për t'iu dorëzuar një pune të madhe, të vështirë e të mundimshme, përkatësisht për ta vazhduar punën e filluar vite më parë dhe për ta realizuar atë, ndodhi prej muajit janar 2020 e deri në maj 2021, kohë kjo e mbylljes sime të plotë në shtëpi. Fjala është për studimin kushtuar gjuhës dhe stilit të njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, Rexhep Qosjes, që sot ka marrë fizionominë e një monografie të vëllimshme ashtu siç e kisha menduar. Realizmi i këtij studimi përmbush jo vetëm qëllimin e paravënë shkencor, por edhe qëllimin tim ta quaj konceptor: studimin e gjuhës dhe stilit të tre shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë: të Gjergj Fishtës, të Jakov Xoxës, të Rexhep Qosjes, tre këta figura të mëdha kombëtare, krijimtaria letrare artistike e të cilëve u përket tri periudhave letrare: Rilindjes Kombëtare, realizmit dhe modernizem posmodernizmit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase