Krenaria E Nje Gruaje

B21945
1.350 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Netët bëheshin përherë e më të errëta edhe pse mbi kokat e tyre flinte dhe zgjohej po ai qiell i njohur. Çuditërisht, vetëm ai kishte mbetur po ashtu, i pandryshuar, i papërfillshëm dhe tejet indiferent ndaj atyre gjallesave të paorientuara. Sa bukur do të ishte sikur të mundej të hidhte më shumë dritë dhe sadopak mirësi mbi errësirën, që gjallonte përherë e më tunduese në kraharorin e lodhur të asaj bote të vjetër, të masakruar sistematikisht dhe egërsisht, prej paaftësisë dhe urrejtjes njerëzore, atje ku engjëjt dhe demonët prej shekujsh kishin luftuar, injoruar pabesisht prej ekzistencës tokësore. Ajo botë rrezatonte si një pjesëz e pazëshme para madhështisë universale, duke sfumuar si një tërësi e urtë, deri në flijim për sytë qiellorë, të cilët ndiqnin prej kushedi se kur, të heshtur dhe të fshehur, dëshirën e kahershme të saj për të komunikuar. Do ta lejonin të provonte edhe më tej, duke besuar ndoshta te një mrekulli, për t’u rishfaqur befas edhe më të fortë, nëse ajo do të harronte origjinën, për ta rikthyer sërish atje, si një të sapolindur.”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase