B17934
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

I shfaqur papritur në letërsinë shqipe pas disa botimeve sporadike në shtypin e kohës në vitet '80, ai vjen pas një periudhe reflektimi rreth 30 vjet, duke zbrazur materialin e grumbullimit brenda tij. Kohë e djegur është një kohë që nuk ka mundur të jetohet kur duhet, është si një kohë e mbetur pezull,si një jetë paralele që s'ka vend ku të vendoset, që nuk është e pamundur të realizohet, por është një ëndërr nga e cila. nuk duam të heqim dorë. “Sidoqoftë, ata të dy kishin kohë e tyre, unë isha si pa kohë. Si me kohë të djegur. Siç kisha thuajse gjithmonë në jetën time. Kohë të ngecur në ca çaste kulmore vërtet, por që ktheheshin shumë shpejt në kujtime.”
E mbushur me ngjyra dhe bestytni fshatare, vepra gjallon ne dy vende e kohera qe ndodhin dy kahe te ndryshme: periudhan diktatoriale qe sundohej nga bashkesia dhe miti i individit dhe ajo postdiktatoriale qe ka rremujes, zbrazjes se fshatrave, derdhjes masive te shqiptareve pertej kufirit, solli edhe shumë “liri” që u keqtrajtua nga shqiptarët.
Problemi i fatit të njeriut të ndëshkuar nga diktatura, trajtohet nga një këndvështrim tjetër. Heroi e humbet në çastin e fillimit të persekutimit dhe çorientohet duke mos e gjetur atë. Gjerat e mbetura në mes e djegin bashkë me dinjitetin e humbur. Ai fillon të ndihet i huaj, i krijohet një boshllëk që nuk e mbush dot asgjë. Me ndryshimin e kushteve jetësore dhe mbarimin e përndjekjes, ai mund të rifillojë jetën, por kjo nuk është më e mundur.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase