B20463
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Vepra Kastriotët, me 9000 vargje, është shkruar nga Mark Ndoja në vitet 1961-1964, në ndërkohë mes dy fajeve; më 25 dhjetor 1964, kohë kur autori u internua për 5 vjet në ishullin e Zvernecit. Vepra botohet si porosi e autorit, që kishte shkruar këto vepra në prag të kremtimit të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut më 1968, si lutje e miqve të tij në vitet '90, si Pano Taçi e Vehbi Skenderi që kishte lexuar pjesë. të dorëshkrimit të Kastriotëve, në vitet '60, sidomos për pasurinë e stilit poetik, narracionit të panjohur për Gjon Kastriotin dhe gjuhës epike-kalorsiake.
Libri u daktilografua nga gruaja e autorit Milena, në vitet '90, dhe botohet si kushtim ndaj saj dhe autorit. Fragmentet e letrave të Markut dërgohen së bashku nga Zverneci.
Vepra Kastriotët, është shkruar me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe kishte nëntitullin Trilogji kreshnike, vepër në tri pjesë. Pjesa e tretë e projektuar për Gjergj Kastriotin, projekti që u modifikua në kushtet e reja të internimit në ishullin e Zvërnecit. Në vitin 1967, në vijim të ciklit të Kastriotëve, autori shkroi tragjedinë në vargje Lavdi e shekujve që fillimisht mban titullin Vdekja e Skënderbeut, e cila do të botohet më vete.
Vepra Kastriotët nga 9000 vargje me rima me masën 16 rr. dhe ndahet në tri pjesë sipas temave. Në pjesën e parë, Gjon Kastrioti përshkruhen luftërat e Gjon Kastrotit; në pjesën e dytë nis ekpedita kundër Gjergj Arjanit; ndërsa argumenti i pjesës së tretë ka në qendër vëllain e Gjergj Kastriotit, fratin Reposh Kastrioti i cili i lutet në kishën franceze të Malit Sinai, si Moisiu për popullin e tij të zgjedhur. Lutjet e At Reposhit paralajmërojnë, revanshin e Gjergj Kastriot Skënderbeut kundër Sulltan Muratit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase