Kali Fluturues

B21520
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Bernard Shou, thotë: «Nëse një libër ju bën për të lexuar, dihet që aty, autori ka investuar shpirtin». Dhe, pa dyshim, kështu ndodh dhe me romanin «Kali fluturues» të Petraq Zotos ku, tek e lexon, mëdyshas, thua: ka marrë autori nga përralla apo përralla nga autori. Vija ndarëse e kësaj mëdyshjeje është aq e «hollë»,sa, tek e sheh gjatë leximit, nuk je i zoti që ta ndash aq lehtë.
Autori e quan roman dhe romani është një përrallë ku kapërthehen ngjarje dhe,veç ngjarjeve, një galeri personazhesh: disa të vërtetë që jetojnë, gjallojnë si çdo frymor dhe disa mitikë, të sajuar enkas për t'i treguar lexuesit se ka një botë reale,por dhe një botë si pjellë e një imagjinate të një mendjeje të gjerë e të thellë siç është ajo e shkrimtarit, të ndjerë tanimë, Petraq Zoto.
Petraq Zoto është një prozator i një shkalle të epërme. Ai është «dekan» i prozës mbarëkombëtare shqiptare dhe po «dekan» është edhe prozatori Naum Prifti. Rektor të prozës - Dhimirër Pasko alias Mitrush Kuteli. Ky nominim ndoshta është subjektiv,por të paktën nuk është nepotik.
E lexon me një frymë «Kalin fluturues» dhe, faqe pas faqeje, sheh Gentin tek «rritet» si personazh dhe, veç tij, një mori ngjarjesh që nuk të lënë ta lëshosh librin nga dora. Dhe thua: Sa të drejtë ka pasur Xhejms Xhojs kur thoshte se historia është një makth, ndaj po mundohem të zgjohem. Kështu ka ndodhur dhe me Petraq Zoton. Një shpirt i brishtë si i Petraq Zotos, nuk mund ta mbante mbi supe një makth të tillë dhe ka rendur jo vetëm ta shkarkojë për lexuesin, por, së pari, mendjen e ka pasur tek lexuesi i vogël dhe asaj moshës delikate të adoleshencës dhe na ka dhënë një Gent aq të bukur moralisht siç kanë qenë dikur Tom Sojerët dhe Hekëlber Finët e Mark Twenit dhe Genti duket se është pararendësi i një Harri Poteri të sotëm. Sikur, për një çast, ky, Petraq Zoto, të vinte me «Kalin fluturues» nga përtej oqeanit dhe të reklamohej ashtu siç bëhet kudo në botë për librat që bëjnë «bum», nuk kam dyshim që kështu do ndodhte.
Jo më kot Mitrush Kuteli thoshte «Librat e mi, janë fëmijët e mi». Kjo thënie i shkon dhe Petraq Zotos. Romani «Kali fluturues është një nga «fëmijët» e Petraqit. Një «fëmijë i bukur», sigurisht. Dhe për t'u bërë edhe më i bukur «ky fëmijë», meritën e ka bashkëshortja fisnike e tij, Tatiana, që e ka qëmtuar faqe për faqe e fjalë për fjalë, dhe, më tej, romani ka dhe një «favor» tjetër: bën dritë nën penelin e akuarelistit më të madh shqiptar: Helidon Don Haliti dhe një pasthënie aq profesionale si ajo e Xhevair Lleshit. Kaq nuk janë pak.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase