Jorgoja I Tropojes

B23278
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Mehmet M erdhi në jetë pak para se të lindte shekulli i XX-të. Varfëria dhe skamja në shtëpinë e tyre kishte qënë mallkim brezash. Shumë pak tokë dhe për pasojë edhe ma pak bagëti të imta.
E vetmja pasuri e tyre ishin katër- pesë rranjë mana të mbjellur çrregullt në atë copë oborr. Askush se dinte se kush i kish mbjellë ata mana veçse përiudha maj-qershor kur piqeshin manat ishte festë në atë familje me shumë fëmijë… ishte koha që ua shuante urinë. Ndërsa Mehmeti rritej ekonomia e familjes veç keqësohej, ai vet po shkonte në të kundërt të rrjedhës së familjes së tij përveç që lëshonte shtat bahej përditë dhe më i pashëm dhe më i mençur. Mësoi se lufta po nuk ta mori jetën të banë të pasur. Vendosi që aty ku do të kishte luftë do të ishte edhe Mehmet M. Luftoj krah për krah austriakëve, turqve, ju bashkua forcave të Isë Boletinit që shkuan drejt Vlorës për ta shpallë Pavarësinë e Shqipërisë. U rrjeshtue në ushtrinë e qeverisë së Vlorës, por kur pa që nuk po i paguanin dezertoi. Më pas krijoj një çetë të vogël të armatosur me një uniformë të çuditshme që si përkiste asnjë shteti dhe u soll nëpër Shqipërinë e Mesme derisa ju bashkua trupave rebele të Haxhi Qamilit. Me ta bani plackë sa në dy luftëra të marra së bashku. Për do kohë u tërhoq, ndërtoi një shtëpi si gjithë katundi, bleu lopë dhe vuni një tufë dhishë. Kalin e tij se kish kush në gjithë katundin, një vraç i zi që i shkëlqente qimja si mëndafsh Kine.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase