Jete E Stuhishme

B19614
900 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Libri ‘‘Jetë e Stuhishme’’ zhvillohet në një ambient të përshkruar me kujdes nga Margarita Stoja. Zgjuarsia e Klarisës me origjinë shqiptare e cila në vetën e parë trajton gjithë zhvillimin e ngjarjes, tregon se ka ditur ti adaptohet mrekullisht shoqërisë italiane. Madje shpirtërisht ajo qëndron më lart nga fisi egoist i Roza Budinës. Është gjë e rrallë dhe po aq e admirueshme kur njeriu di ti adaptohet një kulture të re, duke ruajtur në themel të paprekura parimet morale, njerëzore, të zgjedhura, falë edukatës së marrë në familjen e vet. Kur është në gjendje ti ballafaqojë e filtrojë principet etike, për të ndërtuar një vetvete akoma më të mirë. Shumica e emigrantëve të ardhur nga gjithë bota shkon në vendet e Civilizimit Evropian pa pasur aftësinë vetëndriçuese, për të ndryshuar. Për fat të keq mbetet e njëjtë e me sy përjetësisht të mbyllura. Është diçka fatale që pa e kuptuar kalon edhe te brezat pasardhës.
Si konkluzion antropologjik rreth romanit ‘‘Jetë e Stuhishme’’, mund të thuhet se midis gjithë personazheve të romanit dallon Klarisa e cila i ka shërbyer me besnikëri, dashuri e mirësi të veçantë Rozës. Është diçka që e ka bërë pa interes. Do të isha i fundit në këtë botë të pohoja se mirësia gjendet në shtresat e varfra, siç nuk do të mbështesja mendimin për skajin tjetër: shtresat e pasura. Shkrimet e para filozofike në botë me origjinë nga Greqia e Lashtë, që qëndrojnë edhe sot e kësaj dite në themel të Civilizimit Perëndimor, historikisht duke u bërë shkak për zhvillimin e tij, patën dy avantazhe të mëdha. E para sepse u shkruan nga individë me të vërtetë gjenialë dhe e dyta sepse analiza filozofike nuk i drejtohej athinasit, spartanasit, mirmidonasit, kretanit, banorit të Azisë së Vogël apo tebanit, por Njeriut në përgjithësi. Teoritë false dhe të fantaksura rreth racave të zgjedhura e me yll në ballë përkrahen vetëm nga propagandat vëllavrasëse apo njerëzit fare të cekët e të sipërfaqshëm të kësaj Bote. Njeriu është ai që është: me origjinë nga xhungla dhe me prejardhje prej asnjë lloj Parajse Tokësore. Ndryshimi i tij, në rrugën e gjatë mijëvjeçare, nga kopeja primitive në shoqërinë e individualizmit të përgjegjshëm evropian, vjen vetëm nga një lloj retine e bukur në sy, cilësi e individëve të veçantë, që dinë me mençuri të ndajnë të mirën nga e keqja.
Këtë linjë ndjek edhe shkrimtarja Margarita Stoja, duke i lejuar vetes vetëm në fund, me një rresht të vetëm, të ngrejë lart heroinën me tipare të bukura njerëzore, Klarisën e veçantë, me origjinë nga Shqipëria.
*Robert Martiko, shkrimtar

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase