Gjysma Tjeter E Zemres

B20739
400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

"Nuk kishte më kohë; sekondat po fluturonin. Kishte ardhur çasti të largohej. Hodhi vështrimin kureshtar me shpresën se mos... dhe diku epikasi vajzën që mbante një çadër mbi krye, që vetëm i largohej syve të tij. Kishte filluar të rigonte një shi i butë dhe i paqtë. Ariela kishte marrë rrugën për në shtëpi dhe trishtimi i saj sikur lexohej edhe nga aty; këtë sikur e rrëfente edhe ai qiell i trishtë dhjetori. Sapo ishin ndarë, dhe Sokolit zemra sa nuk po i dilte prej vendit. Kushedi se kur do të shiheshin sërish ? Mallëngjimi erdhi dhe u rrit si një ortek dhe gati e mbyti djaloshin prej së brendshmi. Ishte një lloj dhimbjeje, një lloj pushtimi që i zinte frymën. Pas disa sekondash ajo i humbi nga të parit, dhe atij iu duk se bashkë me siluetën e saj humbi një pjesë të rëndësishme të vetes. Mjegulla e së shkuarës erdhi dhe bëri vend në trurin të mpirë nga kujtimet. Nuk ka të ardhme pa të shkuar, ashtu siç nuk ka pemë pa rrënjë. E shkuara të krijon idenë se humbet, por nuk është tamam kështu. Syri nuk ia sheh rrënjëtpemës, por sheh trungun, degët, gjethet, lulet dhe frutat; gjithçka që buis dhe zhvillohet para syrit. Kështu; për fat të keq lind rastësisht një mosmirënjohje e madhe. Janë pikërisht këto rrënjë që mbajnë në këmbë jetën. E kaluara është e ardhmja e saj; janë rrënjët që e mbajnë në tokë. Vajza kishte humbur nga sytë, por rrënjët ama i kishte ngulur mirë në shpirtin e tij të tendosur. Për djalin ky krahasim sikur donte të largonte mjegullën dhe monotoninë vrasëse që e kishin pushtuar."

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase