Gjuha E Gjakut

B14986
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Më mirë në burg apo në shtëpi? Në romanin e ri të Kiço Blushit, botimet “Naimi”, dilema nuk i referohet botës së krimit, por njerëzve të zakonshëm që, edhe kur duan të dëshmojnë mirësi dhe dashuri, marrin si shpërblim të kundërtën. Pas disa vjetësh në emigracion, burri kthehet në shtëpi, diku në një nga fshatrat e Lezhës. Mirëpo një aromë parfumi e gruas, që mezi e priste njeriun e saj më të dashur, si edhe disa ndryshime të tjera në "Shqipërine e re", do të shkaktojnë "ububu"-në e një xhelozie të tërbuar, pasuar me viktima të pafajshme. Burri projekton “të dashurin” e gruas dhe kërkon që ajo vetë ta ekzekutojë për të dëshmuar me prova të kundërtën... Nga ana tjetër, t’atit të vajzës, një rapsodi vejan, sikur të mos i mjaftonte edhe turpi pse dikur kishte kënduar një këngë për Diktatorin e përmbysur (dhe për këtë militantët e pushtetit të ri e kishin sakatuar), tashmë i kthehet edhe vajza lëneshë...
S'e çfarë do të ndodhë, pse do të ndodhë; këtë e thotë shkrimtari Kiço Blushi përmes një rrëfimi dhe analize të hollë për shpirtin dhe mendjen e trazuar të shqiptarit të sotëm, ku hipokrizia dhe egërsia është bërë stil jetese.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase