B18767
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Roland Gjoza është mjaft i njohur në rrethet artistike në Tiranë e Prishtinë, nder lexuesit e letërsisë dhe amatorët e filmit. Ai është poet lirik, prozator me një stil të veçantë dhe skenarist filmi. Në moshën 18 vjeçare botoi librin e parë “Mozaik”, një vëllim lirik që la mbresa në qarqet letrare të kohës për ndjenjat e holla e të brishta, si dhe imazhet e freskëta poetike që sillte. Pas mbarimit të Fakultetit Gjuhë-Letërsi, u emërua mësues në Pukë.
Pas disa vitesh në Veri, kaloi skenarist filmi artistik në Kinostudio, Tiranë, ku pati një veprimtari të gjatë e të frytshme. Disa nga filmat ku ai është skenarist, janë çmuar në festivalet dhe konkurset kombëtare. Filmi dokumentar “Të zhdukurit” me skenar të tij është nderuar me çmim të parë në Uashington. Eshtë autor i rreth 20 librave të gjinive të ndryshme, romane, tregime e novela dhe poezi. Në vitin 2006 botoi në Tiranë vëllimin poetik “Bukë e verë” dhe në Prishtinë librin me tregime “Nord Mort”.
Prej vitesh, poeti e prozatori Roland Gjoza jeton familjarisht në Nju Jork.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase