Flokeza Te Kuqe Bore

B17374
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Një fragment nga romani:


"Ditët iknin e binin si rënia e yjeve . Tirana, kryeqyteti i vetëm në bllokun e anglishtes ish - komuniste , filloi të marrë një pamje të pashpjegueshme makthi. Ajo dukej si një njeri i vetmuar në mal madje s'kishte asnjë shpresë se një dorë Dyert e dyqaneve të qumështit janë kthyer në një vijë të bardhë, në rresht të gjatë të njerëzve të krrusur. Nga mosha e dhimbja.Të gjithë ashtu në radhë në një radhë të tullave, gurëve të drurëve me xhungën. , në vijën e bardhë...preferonin ta zëvendësonin emrin e tire me një copë gur, karton apo dru plot xhunga. betoni e dr emitnin derisa të oshëtinin bidonat me qumësht. Ndonjë pensionist i tejlodhur i merte guximin e të marrosurit dhe shprehej nën dhëmbë: "jetë qeni, na u nxi jeta në rresht, në radhë e çohemi si lugatët natën për një litër ujë të bardhë!". Para një dere të thyer , ku në një cep varej një merimangë e ngordhur Drita ndali në heshtje dhe e kundra qytetit me shumë dashuri dhe dhembshuri. Ishte ky imazhi i qytetit të saj të ëndërrave ? Mjerimi u shfaq mbi kryeqytetin si një re e madhe gri e errët mbi 'kubenë' e xhamisë ku njeriu e lodhur nga jeta e tij e lëshon një klithmë pakënaqësi e t'i drejtohej në heshtje “Atij” lart për ndihmë. Në krye të ndërtesave më të larta në vend, ndërtesa me pesëmbëdhjetë dritare të mbydhura, hotel Tirana, kishte humbur shkëlqimin blu dhe rezatonte hijen e gri të makthit. Në hyrje, dëgjoheshin takat e vajzave të bukura që kishin thyer tabutë e prostitucionit të ndaluar me ligj dhe praktikonin shitjen e mishit në treg. Mbas tire vraponte ndonjë barkalec me kollare të kuqe që kishte pushtet. Ai s'mund të ishte veçse kryetar komiteti apo drejtor i fabrikës së përpunimit të krijimit. Barkaleci kishte arrirë me bark klasën sociale. Barku ishte statut. Pozita ja favorizonte edhe pak shijim jete per te marre ne dore fatin e vejushave apo…
Rrugicat e qytetit i ngjanin korridoreve të palyera të një spitali psikiatrik. masa ecnin me kokë të ulur, varur deri n'tokë. Në qytetin e "nëndrrës" së Dritës jetonin në harmoni me njerëzit edhe shumë qen. Oh, sa shumë qen fundin rrugëve të natës për një kockë të harruar! Të shumtë ishin ata. Të pambarueshëm. Mund të thoje me plot bindjen se ishte qyteti me shumë sa të 'lirë' në botë. Biles e kishin arrirë së pari ndjenjën e lirisë, pasi nuk kishin litar në kokë. As doktori nuk jua shponte propanicën me vaksina si ndodh shpesh në vend jasht murit. Edhe të drejtën e fjalës e kishin: lehnin kur të donin e askush s'ju thoshte: "pse e the e si e the". Për shkak të mbipopullimit këlushët e tire i varrosnin të gjallë nën tokë ose i hidhnin ashtu në lumin e Lanës. Qentë që lehnin natën ja shtonin kryeqytetin dekorin e makthit të madh. Lehja e tire ishte si një këngë vaji kur plakat mallkonin e psherëtinin në heshtje “ta marë dreqi që nuk është shenjë e mirë, e vraftë reja se do të ketë ndonjë kokë tjetër”. Qyteti ishte nga një çadër e zezë frike…
Pasi dielli perëndoi dhe la mbrapa mbi majën e Dajtit një re manushaqe, Drita hapi dritaren që rënkoi me kërcitje dhe i nguli sytë drejt qiellit, hënës dhe yjeve . Në rrugë, jevgu i lagjes i binte përsëri violinës së vjetër që Dritës i sillte një ndjenjë romantike, shprese… Ajo i hap sytë nga një pamje e çuditshme në qiell. Një imazh reje i një zane me libër në dorën e krahut të hapur…Drita mori një laps dhe shkroi mbi një cep gazete: ka ardhur koha e ndryshimit. Fjala është e lirë…”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase