Flete Hyrje Per Ne Varr

B13501
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte. Kur u ndodha pranë saj, vërejta gjënë më të papërfytyrueshme për trurin njerëzor: E dashura ime po lindte përmes dhimbjesh të papërshkrueshme një bimë! Po, po, një bimë me kërcell të brishtë, gati të tejdukshëm me gjethe të vockla e të tulta, me formë zemrash të imta. Rrënjët e saj s'qenë shkëputur akoma nga embrioni, ndërkohë që pesë gjethe të saj vendosur në një lastar, si dorë fëmije, po mundoheshin t'i ekspozoheshin sa më shumë diellit. E dashura ime po rënkonte butë si pemë nën shiun e imtë. Rrënjët e bimës sonë po përpiqeshin të depërtonin në barin e lagësht, ndërkohë kërcejt e saj filluan të harliseshin nën rrezet e vakta të diellit. E rrethuam me trupat tanë duke e këqyrur me dashuri. Dikur, më tepër se të dashurën time, pyeta gati me zë vetveten se si ishte e mundur. "Më mirë, shpirti im, po më thoshte e dashura, këtu, bimët rriten e jetojnë më të lira se sa njerëzit". Ajo fjeti në kraharorin tim. I mbylla sytë edhe unë. Kur u zgjova nga gjumi po ndjeja të ftohtë, shumë të ftohtë. Dhëmbët po më dridheshin. Bima jone qe drunjëzuar dhe rritur për bukuri. Zgjova të dashurën time dhe u nisëm, s'e di se në cilin drejtim. Ne kurrë nuk e kemi ditur ku është, as lindja, as perëndimi. Ne kemi veç një pikë orientuese mbi glob, krijesën tonë që u detyruam ta linim në mes të pyllit dhe të natës...

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase