Faqja E Fundit

B23370
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dedia I FIL
Melsi, gazetar dhe shkrimtar shqiptar qe jeton në Greqi prej njëzet vjetësh, kthehet me ngut ne vendlindje, pasi merr vesh vdekjen enigmatike të të atit në Shangai. Për njezet e pesê dité ai përballet me burokracité rraskapitëse te shtetit shqiptar për të sjellë trupin e pajetë të të atit në Tiranë. Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fletore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
Përmes personazheve që mbartin brenda tyre sekrete të dhembshme dhe tragjeditë e shekullit XX, Kapllani rinderton historinë e një familjeje që fsheh origjinën e saj. Ai rrëfen historitë e një babai dhe të birit, që iu mbijetojne regjimeve mizore dhe një epoke të trazuar falë pasionit dhe dashurisë për librat dhe gjuhët.
Mendime për "Faqja e fundit":
"Një shkrimtar i përmasave te mëdha, që duhet zbuluar
menjëherë."
- Le Courrier des Balkans
“Kapllani tregon në mënyrë origjinale dhe prekëse pasojat e historisë mbi fatin e individit." - Notes bibliographiques
“Ajo që shijoj më shumë te romanet dhe esetë e Kapllanit është mënyra sesi e sheh Shqipërinë dhe Greqinë: me një naivitet gjenial. Ky ish-nënshtetas i Shqipërisë totalitare, me një liri të për t'u adhuruar, sfidon ato që më shumë se gjithçka tjetëri kufizuan dikur jetën: kufijtë, të cilët regjimi komunist në Shqipëri u përpoq t'ia bënte të pakalueshëm." - Anna Damianidi, Protagon

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase