B22958
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Kur u gjend në holl, dalloi trupin e vo gël të një vajze që lëvizte gishtat mbi tastierën e pianos. Në krah të saj, disa bashkëmoshatarë e dëgjonin me vëmëndje dhe e inkurajonin hera-herës. E tërhoqi ajo melodi, ndaj u rehatua në njërin prej kolltuqeve në cep të sallës. Pranë ishin dritaret. Ndoshta kurrë nuk e kishte menduar se mund të shijonte tingujt e ëmbël të pianos duke soditur ftohtësinë që shfaqte deti. Ndezi një cigare, duke u zhytur më thellë në butësinë e kolltukut. Përcolli vështrimin rreth e rrotull ambi entit. Në krahun e kundërt, tek kolltukët pranë pianos, dalloi një krah të zbuluar. Trupin ia fshihte mbështetësja. Me gishtat godiste nën ritmin e tingujve që merrnin jetë nga pianoja, mbështetësen e krahut në kolltuk.
- Kisha plot ëndrra dhe dëshira. Dashuria ime ishte vetëm pianoja. Studiova plot dhjetë vjet, duke harruar çdo gjë tjetër nga jeta ime. Babi më shoqëronte gjithmonë kur shkoja në mësimin e pianos. Njëherë duke pritur në stacion urbanin, fillova të ushtroja gishtat në dërrasat e stolit kur uleshin udhëtarët. Isha kaq shumë e dhënë pas lojës, sa gati e humbëm urbanin. Dhe çdo ditë babushi im i shtrenjë do të ishte shoqëruesi im, duke u lumturuar për arritjet e mia. Pastaj konkursi për pranim në shkollë. Ishte zhgënjim. Nuk fitova. Gati u sëmura keq. Më kishte vdekur ëndrra ime, pasioni im. Babi u largua pak kohë më pas nga kjo jetë. Ai ishte hidhëruar më shumë për mua... Ah! Atë mbrëmjë ose një mbrëmje tjetër, duhej të isha edhe unë në atë skenë...

Reviews
Nuk u gjet asnjë koment