Engjejt E Tepert

B13961
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Pjese nga libri : E hëna dukej dita më e përshtatshme për të hedhur trutë në erë. E hëna pasonte atë panik njëfarësoj verbues, si fund të hidhur dehjeje, që mbështillte të dielën. Falë ca forcash të panjohura, mbase ëngjëj, e hëna mblidhte në vete tharmin e ditëve të tjera të javës, dhe, në rrjedhjen e vet kapitëse, shpesh pa pikë shijeje, t’i vegonte fshehtas, ose t’i fshihte mjeshtërisht ato që do të të ndodhnin deri në fund të javës. Prandaj ai e kish kaluar të dielën pa bërë asgjë, ashtu siç këshillonin shkrimet e shenjta, se, veç nevojës për të mos përjetuar drithmat e mbarimit të së dielës, nuk i dukej e ndershme e as fort e shëndetshme që ditën kur edhe vetë Zoti pushonte, ai, një i paemër që do të kthehej sërish në baltë e hi, të merrej me punë. Mirpo shpresat se ajo e hënë do ta ndihte, iu vakën me të shkelur në stacionin e trenit, kur ndeshi sytë e jargur të një lypësi që po vidhoste dy këmbët e drunjta me qetësinë me të cilën një vrasës i rregjur pastron koburen. U ngut të rijetonte kënaqësinë e hershme që i sillnin udhëtimet: shkitjen e trenit në mesnatë, mes qytezash të vogla, të panjohura, ndriçimet e dobëta të vagonit, copëra ngjyrash nga përgjumja e ndonjë femre të bukur, kruspullosja e tij në kujtimet më të nxehta, shija e kurmit të femrës me të cilën pat bërë dashuri para se të nisej, lumturia e qetë, mendimtare, se ia kish mbathur, qe arratisur nga qyteti milionësh.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase