B20630
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Kush do jetën, duhet të dashurohet me fjalën e saj të lidhjeve të gërshetuara dhe të marra shtruar. Këto duan të thonë dramat e të gjithë njerëzve të tregimeve “Hëna trazon hijet”, “Çmimi i baltës”, “Në gjurmë të një fytyre” ku, më shumë se fabula rrëfimore, shpërfaqen e gjendjes në zgrip të viktimave dhe fatesh të njerëzve të jetës sonë të zakonshme. . Ndërkohë që, në proza të tjera, projekt poezia melankolike e funksionon dhe përsëritjes ekzistenciale, me pasionin e qenieve, të ndjenjave, të zakoneve, të gjuhës, kërkon që t'i rrëmbejë jetës që rrjedh. (“Kuota zero”, “Vdekja josh”, “Qelq”).Te tregimi i parë “Dhembjes nuk i mjafton një trup”, humanizmi ndriçon në amoralitetin e sotëm, si flakërim që, (edhe pas vdekjes), i shkon nga pas.
Kështu, koha letrare ndjek veprimin, nga paragrafi në paragraf, në imazhin vizive, nga e kaluara në të tashme, përmes kohës së jashtme të rrëfimit, që ndërthuret me kohën e brendshme psikologjike emotive të refleksionit e meditimit të protagonistit, të cilat projektohen në situata. e jashtme objektive të lexuesit dhe mjedisin e tij të brendshëm të pamjes së thellë të efektshme.
Përpëlitjet e valës, dritësimet e fshehta të ujit, ato rreze gati të padukshme, i kujtonin se nuk mund të bënte si gjithë të gjithë të gjithëve. Dallga merr frymë nga gjoksi i gjerë i liqenit, përhapur aromë që magjeps gjithçka, veç trupit të tij nga çdo lloj joshjeje.(Vdekja josh).
Narrativa tregimtare ndërthuret me prozën poetike, alegorinë sociale (veçanërisht, kjo e fundit tek proza e gjatë “Sagë qensh”) dhe plazmimet psikologjike me përsiatje meditative (intelektuale dhe të sentencash të urtësisë së shprehësisë proverbiale). Ky poetizim i frazës prozodike, përmes leksikut të figurshëm metaforik, shtrihet në të gjithë teksturën rrëfimore, të tregimeve, sa që frazat ritmike jehojnë me kumbime fonetike si vargje poemash dramatike - lirike.
Dhimbja depërtoi kockën si grusht i nxehtë shpuze. Aty mbeti përvëluese. (Nën peshë paradoksesh).
Fshehtësia e thellësive të liqenit gjuan me shigjeta dritëzash. Shtrëngesa mes maleve nuk e fashit joshjen dhe madhështinë. (Vdekja josh).
Ulur galiç sodit yjet. Secili prej tire kishte fatin e vetmuar. Po me dritë. ndërsa fati i tij nxin. Si për në tokë, si për në qiell. (Sagë qensh).
Kjo prozodi narrative, me gurgullimën melodike të shqipes së letrarësisë, sintaksën lakonike dinamike dhe shprehësinë e figurshme eliptike, arrin në nivele të tilla të energjisëzmit poetik që na kujtojnë ritmikën e bukur rrëfimore të kryeveprës kuteliane, (të vendosur mbi shenjime folklorike), “E e madhe është gjëma e mëkatit”, si, bie fjala, në mbyllje të tregimit “Në gjurmë të një fytyre”:
Por poetika e kësaj proze, që rrjedh nëpër hullitë moderniste, shpërfaqet jo vetëm në strukturat sintaksore të estetizuara eliptike, por dhe në leksikun e përzgjedhur të metaforizuar dhe të metonimizuar stilistikisht, (gremina e një reje, “Vdekja josh”; bloza e gjumit, “ Pre”; buzëve të qelqta kanë ngrirë kristalet e puthjeve, “Qelq”; duke shtyrë me bërryl trurin e mërzitur, “Sintaksë siluetash”; etj.) dhe gjer në titujt e prozave të përmbledhura në “Emra në zgrip”: (“Qelq ”, “Brejtësi nuk nënqesh”, “Sintaksë siluetash”, “Të shtunës i mbahen”, “Orë të mbetura stok” etj.), duke krijuar burime të forta me energjizmin gjuhësor të sëmundjeve, të kthjellët e të pastër si nga alabastri. .
“Emra në zgrip” krijon shenjë letrare në artin e sotëm të narrativës shqiptare, me patos të gjallë, me fuqinë dhe autoritetin e shkrimit autorial të një dinjiteti artistik të lartë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase