Emigrimi I Ngjalave

B21100
1.800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Romani “Emigrimi i ngjalave” është pjesë e sagës ballkanike të shkrimtarit Luan Starova. Kjo vepër e përkthyer në dhjetra gjuhë dhe e vlervsuar nga kritikë letrarë, filozofë, shkrimtarë dhe estetë nga e gjithë bota, nga njëra anë vihet në ndjekje të linjës familjare të autorit, duke e filluar atë nga rënia e Perandorisë Osmane e deri në fillim të shekullit XX, me shembjen e Jugosllavisë dhe rënien e komunizmit në vendet totalitare. Nga ana tjetër romani “Emigrimi i ngjalave” gjurmon jetën e vendeve, popujve dhe kombeve e kulturave të izoluara e të ndara nga kufijtë.
Përmes metaforës së ngjalave, krijesës ujore engmatike, që për shekuj ka kapërcyer kufijtë e diktuar nga njeriu në udhëtimin e saj epik, ky roman i Luan Starovës eksploron natyrën e kufijve dhe të asaj që bëjnë njerëzit për të mbijetuar dhe për t’i shmagur pengesat, duke dalë në mbrojtje të identitetit, gjuhëve, besimeve dhe familjeve të tyre shpesh të ndara prej mureve ideologjikë.
Vepra e shkrimtarit Luan Starova sjell kuptime të reja rreth Ballkanit, këtij rajoni të njohur në Perëndim më shumë për grindjet sesa për debatin. Luan Starova është autor i më shumë se tetëmbëdhjetë veprave letrare të përkthyera gjerësisht nga shtëpi të mëdha botuese në Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Spanjë, Itali, Kroaci, Angli, Bullgari, Slloveni etj.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase