Dua Te Me Besh Te Bukur

B23192
1.100 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Imazhi dhe letërsia - aq pranë dhe të ndërlidhura fort. T’i përjetosh të dyja, është gjithnjë një ngasje e madhe. Këto novela e tregime nuk do të ishin shkruar po të mos më printe kinematografia. Ndoshta një nostalgji e kohës së fëmijërisë, atëherë kur, hipur mbi muret e kinemasë, përhumbesha në botën e heronjve të ekranit.
Sa herë nis të shkruaj, dramën e shoh të imagjinuar që më parë, me personazhe që lëvizin në dekorin e jetës së përditshme apo të historisë. Skenat skicohen, prishen, rikrijohen sërish në imazhe, gjersa veprimi dramatik gjen besueshmëri. Kjo letërsi projektohet në imagjinatën time, ku njëherësh jam edhe projeksionist, po ashtu edhe spektator i vetëm në sallën e errët të kinemasë. Kështu më ngjan se përshkruaj thjesht skenën. I çuditshëm ky raport! Po çfarë do të thoshin për këtë Roland Barthes apo Suzane Sontag?
(Autori)
FRAGMENT NGA LIBRI :
Adi nisi të rregullonte shpejt e shpejt shtratin e shprishur, ndërkohë që ajo nisi të zhvishej.
Berta u shtri menjëherë.
- Po vë një Albinioni, - i tha ai dhe mori një disk. - E di që të pëlqejnë Albinioni dhe Corelli.
Ajo qeshi dhe i bëri shenjë të shkonte drejt saj, madje të shtrihej pak me të.
Muzika baroke i dha dhomës diçka romantike, diçka që i kishte munguar prej kohësh e sikur i çonte në një kohë tjetër.
Ajo mbylli sytë dhe ia shtrëngoi dorën.
- Adi…
- Çfarë?
- Të kujtohen letrat për Sofinë?
- Cila Sofi, - u habit ai.
- Sophie Volland, e dashura e Diderosë.
- Ah, po…
- Në prag të vdekjes së saj, Didero i shkruante se, një ditë, me vdekjen e tij, kur trupi do të prehej nën tokë, grimcat e trupit të tij do të shkonin të bashkoheshin me të sajat…
- Berta… shëëët, ne do të jetojmë bashkë, do të udhëtojmë gjatë. Kjo stuhi do të kalojë.
- Syri im i bukur…
Ai u zgjat mbi të dhe e puthi. Pastaj i dha gotën që të pinte.
- Lërmë, s’dua të sfilitem më… - bëri shenjë ajo.
Ato dy ditë ai nuk lëvizi nga shtëpia. Vetëm kur ajo flinte, telefononte në kantier. Të shtunën në mbrëmje, teksa flinin, ajo e zgjoi.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase