B12687
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër “me një emër gruaje”, që është gjithashtu “emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit”, është një formë dialektore e emrit Drande, “Trëndafile”. Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si ‘gruaja-breshkë’ ose “breshka-trëndafile” - një tekst, “Një gropëz e vogël për një trëndafile”, përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës identifikohet me emrin e llojit letrar që pason menjëherë titullin: “Dranja. Madrigale”. Një madrigal është një nënlloj lirik erotik, i shkruar në vargje dhe në fillimet e tij i kënduar. Por madrigalet e veprës Dranja janë shkruar në prozë, e cila është, sidoqoftë, prozë poetike, pikërisht një lloj i ndërmjetëm midis poezisë dhe prozës. Si një rrëshqanor, Dranja është “frymor i ndërmjemë mes sisorëve dhe atyne që pjellin vezë”, duke përfaqësuar kështu një stad kalimtar në evolucionin e jetës së kafshëve - nëntitulli shënon: “madrigale mbi fatin e një frymori të papërsosun” (“Madrigale uber das Schicksal eines unvollkommenes Wesen”). Hibridizmi i heroinës, rrëshqanore dhe njerëzore, i përgjigjet hibridizmit të llojit letrar që portretizon personazhin (persona). Për herë të parë që nga Djella (fjala është trajta e shquar femërore e emrit në trajtën e pashquar të gjinisë mashkullore ‘diell’ dhe i përgjigjet në gjermanisht ‘die Sonne’), një emër i përveçëm femëror kondenson një vëllim në një titull njëfjalësh. Një kondensim i tillë i kuptimit në një njësi minimale semantike formulon një poetikë shpërthyese.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase