B08708
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Ky botim në pesë vëllime i veprës së A. Z. Çajupit, që sheh dritën në suazën e bibliotekës “Visare të letërsisë shqiptare”, mëton të vërë në qarkullim, në mënyrë sa më të plotë e të saktë, gjithçka që njihet prej krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit. Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment