B21727
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
VEPRA E PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit publikohet nga “Botime POETEKA”. Ky vit shënon 55 vjetorin e ndarjes nga jeta të autorit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.” Lexuesi do ketë fillimisht në duar vëllimin poetik “LYRA”; tragjedinë “ABELI” dhe tragjedianë “PIRRUA”, për të vijuar me tragjeditë “Skënderbeu”, “Aleksandri”, “Diomedi”, “Akili”, “Uliksi”. Një botim i veçantë do të jetë edhe përkthimi i parë i “Bukolikeve” të Virgjilit. Gjerdani “Klasikët e letërsisë shqiptare” , që përbëhet nga 10 vepra, u përgatit nga Dr. Silvana Leka, Dr. Arian Leka të cilët, në bashkëpunim me Hortensia Haxhiademin, hulumtuan materialin dhe e pajisën veprën me shënime filologjike.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment