B17757
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Libri-Album “51 piktorë shqiptarë” është një përmbledhje veprash dhe faktesh, është një botim shumë serioz dhe i kushtueshëm. Botimi ka formën e një historie arti dhe studiuesja Suzana Varvarica Kuka dhe koleksionisti Shehaj e panë të përshtatshme që libri të ketë dy tituj, të cilët lidhen e funksionojnë për njëri-tjetrin. Titulli i parë është “51piktorë shqiptarë” dhe i përket një qasje estetike, ndërsa titulli i dytë është “Koleksioni Shehaj, në historinë e Pikturës shqiptare”, që përcakton përmbajtjen librit. Studiuesja Suzana Varvarica ka punuar 6 vite për këtë album, ku ka përmbledhur 51 emra të njohur të artit pamor, nga Idromeno, Kaceli, Kodra deri te autorët bashkëkohorë si Edi Hila apo Gazmend Leka. “Libri është i ndarë në pesë kapituj, por në 4 periudha, sepse në mesin e tyre janë veçuar tre piktorë Ibrahim Kodra, Lin Delija dhe Lekë Tasi. Libri ka një ndërtim kronologjik si në hapësirat e diskutimit mbi periudhat ashtu dhe të vendosjes së piktorëve në faqet e tij.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment