B21542
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

" Botuar në vitin 1867, një vit pas Thérèse Raquin, Madeleine Férat duke qëndruar në përmbledhjen "skena të jetës boheme", me personazhe të mallkuar, në krizë, të destinuar drejt humbjes, vrasjes, vetëshkatërrimit. Janë personazhe të trashëguar nga formimi i tij i parë, ai romantik, por edhe po aq iniciativës së tij pozitiviste, që e la pa iluzione mbi skllavërinë e trupit, dhe peshën e zakoneve, mentaliteteve, duke i dhënë veprës, përtej personazheve të ardhur nga rrangallat e kohës romantike, vrrullin dhe egërsinë sekuencave të saj rrëfimtare.
Në këtë roman, Zola trajton vizionin e tij të trashëgimisë, i cili do të zhvillohet më pas në Rougon-Macquart. Madelena kishte qenë aq e dhënë dhe aq e mbushur me të dashurin e saj të parë, saqë vajza e saj i ngjante më shumë atij sesa babait të saj të vërtetë. Kjo gjë e çoi fatalisht tek i dashuri i parë. Ky fatalizëm i ngjashëm me atë të shërbëtores plakë që mbështetej në fiksimet e saj fetare.
I braktisur nga e ëma, harruar prej të atit, rritur nga një protestante fanatike, i torturuar në shkollë, Guillaune do vetëm dy njerëz në botë: mikun e tij të vetëm, Zhakun, pastaj Madelenën me të cilën martohet. Mirëpo ata të dy janë njohur më parë...
Madeleine Férat, ikur nga një tutor abuzues, hidhet në krahët e Zhakut, i pari që e josh dhe ajo e dashuron marrëzisht atë.
Madelena dëshpërohet kur Zhaku ikën si kirurg ushtarak në Cochinchine. Njihet me Guillaume de Viargue i cili kërkon të martohet me të. Ajo heziton dhe vendos të martohet vetëm pasi mëson se Zhak ka pësuar një fatkeqësi dhe mbytet në det. Katër vite martesë, me vajzën e tyre, derisa Zhaku, lumturisht i shpëtuar rishfaqet papritmas në jetën e tyre...
Portreti i Madelenës, në momentin që shkon tek i dashuri i saj të kujton një Degas në fillimet e tij si piktor. Një tjetër duket si një Renoir. Një pejzazh në rrethinat e Noiraude, si në imazh i Daubigny.
Kësaj i shtohen tipare edhe më të veçanta: ato që duken nëpër faqet e romanit të ngjashme me ato të piktorëve të shkollës së re, ata që Zola i njeh aq mirë dhe shpesh i quan "pejzazhistë"e ndonjherë tjetër, "aktualistë", por edhe "piktorë natyralistë" para se ata të quheshin përgjithmonë "impresionistë".
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase