B07395
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Shkrimtarja e famshme e romanit "Pianistja", së cilës iu dha Çmimi Nobel në letërsi më 2004, zbulon edhe një herë korrupsionin grotesk të shoqërisë moderne austriake. Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.
E çapëlyer, mes rolit të nënës dhe objektit seksual, Gerti kërkon më kot strehim në dashurinë e një studenti, i cili, përkundrazi, e poshtëron mizorisht, duke e shtyrë në rrugën e pashmnagshme të tragjedisë. Një roman i fortë dhe "shkelës i rregullave" me ton të thatë dhe indiferent, në të cilin autorja pikturon me ftohtësi klinike skena të zjarrta e sensualitetit të devijuar.
Në akuzat e saj të hekurta kundër shtypjes së gruas, Jelinek i beson, nga njëra anë, gjuhës dhe nga ana tjetër, zgjedhjes së personazheve. Ajo ka një stil krejt të veçantë dhe një terminologji që shfrytëzon zhargonin e shkarravinave në muret metropolitane, e burokracisë, e revistave mashkullore dhe vë në skenë dy protagonistë absolutisht pa emra, që në anonimitetin dhe mekanizmin e raportit të tyre, duket se kthehen në simbole të pastër.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase