Buda Dhe Budizmi

B14421
900 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Gjithmonë, budizmi dhe themeluesi i kësaj doktrine, Buda, kanë qenë shumë enigmatikë dhe egzotikë jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për shumë evropianë apo edhe amerikanë, të cilët në fakt kanë vite të gjata kontakti me vendet ku ushtrohet budizmi si dhe kanë një literaturë të gjerë në gjuhët e tyre të publikuara ndër vite, ndryshe nga gjuha jonë e cila ende nuk e kishte pasur një libër jo edhe shumë voluminoz si ‘Buda dhe budizmi’, anipse shumë informues dhe thelbësisht përmbajtësor.Por çfarë është figura e Budës dhe në ç’periudhë e ç’vend ka jetuar ai? Mos vallë egzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere? A është, pra, Buda një njeri - profet i Krijuesit, i ngjashëm me Muhametin? Apo ai është vetë Zoti i trupëzuar si njeri, diçka e përafërt me trinitinë e Jezusit At-Bir-Shpirt? Apo Buda ka qenë një njeri aq perfekt në sjelljet e tij, saqë pasardhësit e tij i dhanë dimensioine që ai nuk i ka pasur, me legjendat e mitet e thurrura për të? Meqenëse Buda ka ndërruar jetë, a pritet te adhuruesit e budizmit që ai të rikthehet si Jezusi? Ose a ka egzistuar Buda edhe jetë të tjera para tij? Nëse po, kush kanë qenë disa emra para tij dhe cilat kanë qenë historitë e tyre? Po Buda i ardhshëm kur do të rimishërohet e cili do të jetë emir i tij i ardhshëm? A është një Budë gjithmonë një kryeasket apo ai mund të jetë edhe dikush tjetër, fjala vjen një mbret? Apo pritet të rilindë, pra të rimishërohet? Nëse ai ka qenë njeri profet, a transmigrohet shpirti i tij ndër qenie të tjera këtu në Tokë apo jashtë saj, në gjithësi, sipas doktrinës budiste? Pse Buda quhet ‘agjent mbinjerëzor’?Po vetë doktrina budiste, a mund të quhet një fe e mirëfilltë? Kush është Zoti i kësaj feje? Cila është kozmogonia sipas kësaj doktrine? A është kjo kozmogoni një teogoni? Pra krijimi i kozmosit ka në qendër shumë zota e është në thelb anarkik, apo ka një zot monoteist? A është budizmi një religjion vetëm i murgjërve të tij, apo ai është një fe popullore në Azi e gjetiu? Cilat janë këshillat e budizmit për sundimtarët dhe të sunduarit, për një shoqëri sa më të drejtë? Kush është ndryshimi mes një ‘dorëheqësi’ dhe një ‘zoti shtëpie’? Cili është kuptimi i dhuratës dhe cila është rëndësia e saj për të lidhur këta dy të fundit? Po ‘karma’, çfarë kuptimi ka dhe sa e rëndësishme është ajo në budizëm për shkak të rimishërimeve në trupa të ndryshme të shpirtit të çdo qenieje? Po kuptimi i ‘nirvanës’, lumturisë së pacak, cili është dhe kur arrihet ajo? Sa e rëndësishme është dhurata në budizëm? Ku qëndron veçantia e dhuratës në budizëm dhe sa lidhje ka ajo me meritën për të përmirësuar ‘karmën’, dmth anët pozitive të veprimeve në jetën tonë të sotme, e cila ka lidhje jo vetëm me këtë jetë por edhe me jetët e tjera pas rimishërimit? Ku është ndryshimi mes dhuratës dhe bamirësisë? Pse nuk pranojnë budistët bamirësi?Po kufiri midis legjendës dhe historisë, ku qëndron? A duhet marë semantika (kuptimi) e legjendave mbi jetën e Budës dhe budizmin literalisht (ashtu siç tregohen), në mënyrë të drejtpërdrejtë? A është e lidhur me kozmogoninë gramatika e legjendave që jep doktrina budiste? Ku qëndron teorikisht ndryshimi mes miteve, legjendave dhe historisë reale?Pa ja u shojtur kurreshtjen me përgjigjet e shkurtëra të këtyre pyetjeve në këtë parathënie, po ju lemë ta fitoni atë brenda rreshtave të këtij libri të mrekullueshëm.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase