Dieta E Jetegjatesise

B20302
1.400 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

NJË NGA ZBULIMET MË TË RËNDËSISHME SHKENCORE NË FUSHËN E USHQYERJES ME REGJIMIN E TIJ TË USHQYERJES. TË GJITHË MUND TË RIGJEJNË DHE TË MBAJNË NJË TRUP TË SHËNDETSHËM DERI NË 110 VJET“Dieta Kinse-Agjërim ul faktorët e rrezikut që bashkëlidhen me plakjen, si për shembull sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, obezitetin dhe kancerin. Praktikisht plakja ngadalësohet, duke siguruar dhjetë vjet jetë më shumë”. Umberto Veronesi “Për fat të keq abuzohet me fjalën ‘Shkencë’ kur flitet për jetëgjatësinë, plakjen dhe ushqyerjen. Më në fund Valter Longo ka treguar, bazuar në të dhëna eksperimentale të laboratorit, se si qelizat tona mund të jetojnë shëndetplota dhe sa më gjatë. Nuk është një formulë magjike por rezultat i viteve të gjatë kërkimi”. Giovanni Caprara Autori ia dhuron tërë të ardhurat e këtij libri Fondacionit jofitimprurës Create Cures për të promovuar dhe sponsorizuar kërkimin e terapive alternative dhe integrative me kosto të ulët, kundër plakjes, kancerit, Alzheimerit, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, sklerozës së shumëfishtë, sëmundjes së Krohnit dhe sëmundjeve të tjera. Cili është sekreti për të jetuar gjatë të shëndetshëm? Na e zbulon në këtë libër Valter Longo, shkencëtari studimet revolucionare të të cilit mbi gjenetikën, ushqyerjen, staminalet dhe jetëgjatësinë janë shndërruar në pikë referimi të qenësishme për çdo dietë smart. Revolucionarë jo vetëm sepse tregojnë që aftësia për të mbetur të rinj gjendet e ndërkallur brenda nesh, në trupin tonë, së bashku me aftësinë për t’u rigjeneruar, por edhe sepse çelin një rrugë që shkon përtej parandalimit për t’u shndërruar në një instrument të mirëfilltë kurimi. Bazuar në një strategji me pesë kolona, Valter Longoja ka treguar se është e mundur të kurohesh nëpërmjet ushqimit, madje është rruga e duhur për reduktimin e dhjamit të barkut, duke rigjeneruar dhe ripërtërirë trupin tonë, duke mposhtur në mënyrë kuptimplotë rrezikun e kancerit, patologjitë kardiovaskulare dhe ato autoimune, të diabetit dhe sëmundjeve neurod egjeneruese si Alzheimeri. Dieta e Jetëgjatësisë, e thjeshtë për t’u adoptuar çdo ditë për cilindo që e çmon traditën mesdhetare, i bashkëngjitet regjimit të Longos me efektet e jashtëzakonshme të Dietës Kinse-Agjërim të përpunuar n ë laboratorin e tij. E frymëzuar nga një praktikë e lashtë që haset rëndom në tërë kulturat, por e harruar nga shoqëria jonë e bollëkut, Dieta Kinse- Agjërim mundëson shmangien e rreziqeve dhe vështirësive të një agjërimi të mirëfilltë, duke e bërë të përputhshme me kërkesat e një jete aktive. Valter Longo, biokimist, ka lindur në Gjenovë, më 1967 dhe njihet në nivel ndërkombëtar si një nga liderët në fushën e studimeve rreth plakjes dhe sëmundjet që lidhen me të, me botimet në revistat më në zë shkencore ndër të cilat “Nature, Science e Cell”. Këto përfshijnë zbulimin e disa prej gjeneve kryesore përgjegjëse rreth zgjatjes së jetës dhe identifikimin e një tjetërsimi gjenetik që i mbron njerëzit nga sëmundjet më të përhapura. Meqë tre nga botimet më të fundit kanë qenë ndër më ndikuesit në rrafsh global në fushën biomjekësore, në vitin 2015 revista amerikane “Time” i ka përdorur për të përcaktuar linjat e reja udhëheqëse për ushqyerjen dhe e ka zgjedhur si “guru të jetëgjatësisë”. Është profesor titullar i Gerontologjisë dhe Shkencave biologjike, dhe drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në Scool of Gerontology në University of Southern California të Los Anxhelesit, një ndër qendrat më prestigjioze të botës kushtuar kryekëput mësimdhënies dhe kërki meve rreth plakjes. Profesor Longoja është shpërblyer me çmime të rëndësishme për karrierën, ndër të cilët, më 2010, Nathan Shock Lecture Award të National Institute on Aging (NIA/NIH) dhe më 2103 Vincent Cristofalo “Rising Star” Award për Kërkimin mbi plakjen të American Federation for Aging Research. Është edhe drejtor i Laboratorit të Onkologjisë dhe Jetëgjatësisë në Institutin e Onkologjisë Molekulare IFOM të Milanos.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase