Kujtime Nga Shqiperia E Eperme

B20829
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Baroni Francez Jules Alexandre Théodore Degrand (1844- 1911) lindi në Paris dhe ishte diplomat dhe shkrimtar. Në vitin 1874 ishte në Rumani si kancelar i konsullatës Franceze në Galati. Vitin në vijim ai punoi me konsullin dhe arkeologun amator Charles Champoiseau (1930-1909), i cili disa vite më parë kishte zbuluar statujën e Fitores me Flatra të Samothrakës. Në vitet 1893-1899 ai punoi si konsull Francez në Shkodër. Degrand ishte i interesuar në veçanti për historinë e rajonit dhe më saktësisht për parahistorinë dhe antikitetin. Ai vizitoi shumë fortesa, kisha mesjetare dhe rrënoja duke shënuar ato që pa dhe që dëgjoi nga njerzit vendas. Dy vite pasi u largua botoi librin ‘Kujtime nga Shqipëria e Epërme’. Në libër bëhet një përshkrim i historisë së lashtë të Shqiptarëve duke u bazuar në të dhëna nga historianë apo studiues të ndryshëm, prandaj edhe nëse gjendet ndonjë pasaktësi nuk mund t`i mvishet autorit, përkundrazi autori shkruan me shumë dashuri për Shqiptarët dhe bën analiza të thella, por që gjithmonë i përkasin asaj periudhe dhe jo të ardhmes, të cilën ai e shikonte jo dhe aq në favor të Shqiptarëve.
Interesant në këtë libër është zbulimi i varrezave të Komanit – sipas vendasve të quajtur ‘Mali i Varreve’ – të gjendura majë malit. Degrand-it i takon merita si zbuluesi i parë i tyre dhe i atij që quhet ‘qytetërimi i Komanit’. Një pjesë e artifakteve të gjetura atje, në varret Ilire të Komanit dhe nw fortesën e Dalmacit iu dhuruan Muzeut të Antikiteteve të Saint Germain në Laye, pranë Parisit. Për Degrandin mbeti enigmë popullsia dhe vendbanimi i popullit të varrosur atje sepse ai nuk zbuloi aty rrotull apo më tej ndonjë vendbanim të hershëm. Mendimi i Degrand-it – bazuar në rrallësinë e objekteve prej hekuri të gjetura aty – ishte se kjo popullsi i përkiste antikitetit dhe gjithashtu bën emërtimin ‘Pellazgë misteriozë’. Për nga ngjashmëria, ai e krahasonte me zbulimet e bëra në Samothrakë. Ajo që mbeti enigmë për Degrand-in, u zbulua pas 120 vitesh nga një ekspeditë Franko-Shqiptare, pra u zbulua pikërisht në atë vendndodhje I mbuluar nga shkurrishtet e hershme që nga maja e malit e deri poshtë, diçka që Degrand-i mendonte se duhej të ishte diku poshtë përreth. Nga gërmimet ka dalë në pah qytetërimi i hershëm i Komanit, ku
ndër të tjera janë zbuluar mbi 12 kisha dhe madje katedrale. Mënyra e të shkruarit të Degrand-it është e thjeshtë dhe mjaft e qartë nga ana konceptuale kur përshkruan qytetet dhe fshatrat e ndryshme Shqiptare si dhe banorët e tyre, të cilët i respekton të gjithë njësoj. Lidhur me këtë mund të veçonim një detaj në kohën e gërmimit në Malin e Varreve, kur një plakë malësore fi llon dhe shan për këtë zhvarrim. Me shumë takt Degrand-i ndonëse nuk kupton fjalët - por kupton shqetësimin e saj - i kthehet duke iu përgjigjur se këta që zhvarrosen nuk janë të Krishterë por janë paganë dhe ky ishte mendimi i tij në atë kohë sepse në gërmimet e tij nuk gjeti
gjurmë të Krishtërimit. Vetëm atëherë malësorja largohet, natyrisht jo plotësisht e qetë. Degrand-i shprehet se në Shqipëri kam gjetur njerëz shumë dashamirës, qoftë të Krishterë qoftë Muslimanë. Meritë tjetër e Degrand-it janë fotografi të e shumta dhe origjinale të këtij libri, nga
të gjitha zonat e Shqipërisë së Epërme. Ky libër është ribotuar disa herë, madje edhe në vitin 2013, gjithashtu gjendet edhe në gjuhën Angleze.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase