Ekokardiografia Klinike

B19461
5.900 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ekokardiografia, ekzaminimi i zemrës me ultratinguj e njohur, e njohur shpesh me termin “teknika e pamjes së të padukshmes” është duke u zhvilluar në mënyrë marramendëse dhe nuk do të jetë e largët dita, kur ultratingujt do të pasqyrojnë në ekran botën molekulare të zemrës.
Në këtë mënyrë, ajo sot ka zënë vend në arenën e teknikave imazherike të domosdoshme për zgjidhjen e diagnozave ndër me të ndërlikuara të sëmundjeve të zemrës, duke qenë ndërkohë pjesë përbërëse e rëndësishme në vendimmarrjen e mjekimit dhe të ecurisë së sëmundjes.
Këtë pikësynim ka patur botimi i librit “Ekokardiografia Klinike” me drejtues botimi Prof. Spiro Qirko. Ky botim, i pari në këtë format, plotëson një nevojë të kaherëshme të një teksti bazë për formimin dhe aftësimin e kardiologeve shqiptare me këtë teknikë baskekohore, që e ka zanfillën në Shqipëri që prej vitit 1982.
Dalja në dritë e tij do të shëbejë jo vetëm për kardiologët, mjekët e përgjithshëm, reanimatorët dhe specializantët e kardiologjisë brenda vendit, por edhe për ata që jetojnë në trevat shqipfolëse si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Teksti përfshin thuajse të gjitha teknikat ekokardiografike me një shtrirje nga teknikat klasike në ato bashkëkohore duke pasqyruar përparësitë dhe mangësite e tyre. Librin e përshkon lajmotivi “jo ekokardiografi për ekokardiografi”, por “ekokardiografi ne funksion të klinikës”.
Hartimi i tij është produkt i një bashkëpunimi autorësh shqiptarë dhe të huaj, ndër më të vlerësuarit e ekokardiografisë europiane dhe botërore, të cilët patën mirësinë të jepnin ndihmesën e tyre të vyer sidomos në shtjellimin e disa teknikve ekokardiografike të viteve të fundit.
Libri përmban një numër të madh figurash të një cilësie të lartë, pa të cilat përmbajtja e tekstit nuk do të përthithej në shkallën e duhur.
Bibliografia e pasur dhe bashkëkohore mundëson hapjen e horizonteve të reja për hulumtime të thelluara në këtë fushë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase