B19505
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

... Djaloshi nuk i ktheu përgjigje dhe pas pak muajsh Pëllumbesha u largua nga shtëpia e së ëmës. Dona Izabela pothuajse sa nuk vdiq nga dhimbja. E gjora nënë, ku nuk e kërkoi të bijën. Vetëm pas disa muajsh zbuloi se ajo po jetonte me Leoninë, në një hotel. Më në fund nëpërka kishte trimfuar. Pëllumbesha e varur ndaj prirjeve të saj, i kishte rënë në dorë me dëshirën e vet. Nëna e mjerë e vajtoi të bijën sikur të kishte vdekur, por duke parë që jeta e saj nuk po shuhej vetëm nga dhimbja që e kishte pushtuar, e duke mos pasur asgjë për të ngrënë e as fuqi për të punuar, ajo pranoi me shumë turp paratë që i dërgoi e bija. Që në atë moment e tutje pranonte çfarëdolloj gjëje që i dërgonte ajo. Dhe vajza, e cila ishte e vetmja mbështetje e plakës së varfër, i ndante me të fitimet që nxirrte nga profesioni i saj i ri si prostitutë. Pas ca kohësh – meqenëse njeriu mësohet me çdo gjë në këtë botë – dona Izabela u transferua në shtëpinë e së bijës. Por ama nuk hynte kurrë në dhomën e ndenjes kur kishin vizitorë. Ajo fshihej, edhe kur ndonjë nga klientët e Pëllumbeshës e vinte re prezencën, gruaja hiqej sikur ishte shërbëtorja e saj. Çfarë e mërziste atë së shumti ishte kur e shihte të bijën të dehur me shampanjë pas darke, duke folur larë e palarë dhe duke iu hedhur burrave në qafë. Dona Izabela qante vazhdimisht sa herë që shihte episode të tilla dhe me kalimin e kohës u bë aq keq saqë zuri krevatin e u shtrua në spital, ku vdiq.
Tani te dyja koketat, mike të pandara, si një kobër me dy kokë ishin bërë të famshme në të gjithë Rio de Zhanejron. Ato i gjeje kudo që bëheshin festa; pasditeve shëtisnin me një karrocë të hapur dhe merrnin edhe Zhuzhunë me vete. Në darkë i gjeje në lozhat e teatrove, ku tërhiqnin vëmendjen e politikanëve të lodhur e të etur për ndjesi të reja, dhe pronarëve të plantacioneve të kafesë që kishin ardhur në Rio për të harxhuar pa hesap paratë që kishin mbledhur skllevërit e tyre duke punuar nga mëngjesi në darkë. Një gjeneratë e tërë të shthururish kaluan në duart e dy grave.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase