7 Zakonet E Adoleshenteve Te Suksesshem

B20575
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!»

«E di që s’duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.»

«Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.»

«Më duket se do të ngel në provime.»

«Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.»

A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç’duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë.

Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri “7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm” është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t’i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.

I shkruar për të të ndihmuar dhe frymëzuar ty si adoleshent – ose prindërit, gjyshërit apo këdo tjetër që ka ndikim te të rinjtë – “7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm” është një guidë e domosdoshme për t’i kthyer vitet e tua të adoleshencës në vite të lumtura e të suksesshme.


Një libër i domosdoshëm për adoleshentët, prindërit, mësuesit, këshilltarët dhe për çdo të rritur tjetër që punon me adoleshentët. “7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm” është fjala e fundit për të mbijetuar e për të pasur sukses si adoleshent e më tej.


«Nëse libri “7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm” nuk të ndihmon, atëherë me siguri ti duhet të kesh tashmë
një jetë të përkryer.»
– Jordan McLaughlin, 17 vjeç.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase