B23711
1.100 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën. Nëse mendohesh, pa e shtrembëruar shpirtin, se cili prej shkrimtarëve më të mëdhenj rusë është themelues i një zhanri të ri në traditën botërore, atëherë gjendesh në vështirësi për të dhënë një përgjigje të saktë. Kë të quash? Pushkinin me zhanrin e romanit në vargje? Gogolin me poemën në prozë? Dostojevskin me romanin e tij polifonik? Leskovin me rrëfimin e tij paravolik? Mund të quash fare mirë Andrej Platonovin me prozën e tij antiutopike, por me gojë plot e pa mëdyshje ia vlen të ndalesh vetëm tek Evgenij Zamjatini me romanin “Ne”. Sepse ata që kanë lexuar tashmë veprat e zhanrit të antiutopisë (utopia e keqe, ose në shkencën e letërsisë angleze – distopia), romanin “1984” të Oruellit apo “Më e mira e botëve” të Haksllit, nuk e dinë se pioner e themelues i këtij zhanri është Evgenij Zamjatini dhe se gjithçka zë fill te romani i tij “Ne”, shkruar në Rusi në 1920, përkthyer e botuar së pari në anglisht në 1924, ndërsa në gjuhën amtare ky roman u lejua të botohej vetëm në vitin 1988!
– nga parathënia e përkthyesit Agron Tufa
"E pata lexuar romanin e jashtëzakonshëm të Zamjatinit, NE, vetëm në të nëntëdhjetat. Nuk e di si ndodhi që nuk e kam lexuar një nga distopitë më të rëndësishme të shekullit XX, që ndikoi drejtpërsëdrejti tek Oruelli dhe 1984-shi i famshëm i tij, i cili pastaj ndikoi tek unë. Kur më në fund e lexova, u mrekullova!”
- Margaret Atwood

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase