Historia E Kanadase

B17819
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga “kombet e para” indigjene, prej kolonëve të ardhur nga Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera europiane. Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar. Protagonistët që nisën, udhëhoqën dhe vazhduan këtë proces, në fushën e politikës, ekonomisë, por edhe të jetës shoqërore e kulturore janë evidentuar përmes një analize realiste dhe objektive të veprimtarisë së tyre dhe të rrethanave historike kur jetuan dhe punuan. Diversitetet etnike, fetare, kulturore dhe shoqërore që karakterizuan këtë proces, burim pasurie dhe ndonjëherë kontradiktash, pajtimi i tyre përmes një fryme karakteristike kompromisi dhe tolerance, e bëjnë gjithashtu tërheqës dhe instruktiv librin e Mortonit. Libri "Histori e Kanadasë" është një tregim joshës për një vend që tashmë është bërë atdheu i dytë edhe për mijëra shqiptarë që kanë emigruar dhe jetojnë atje.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase