Pushime Ne Bregdetin Shqiptar Holidays In Albanian Seaside

B21127
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në këtë libër jemi përpjekur të paraqesim një panoramë të plotë të të gjithë bregdetit të mrekullueshëm shqiptar, që nga Plazhi i Velipojës e deri në Ksamil. Libri është i ndarë në kapituj, ku secili prej tyre i kushtohet një zone të caktuar gjeografike.
Në bregdetin shqiptar gjenden qytete antike si Dyrrahu, Apolonia, Amantia, Oriku etj., për të cilat rekordet historike fillojnë që nga shekulli VII p.e.s. Këto qytete kanë një histori të pasur sepse ishin nga më të rëndësishmet dhe më të përmendurat në pellgun e Adriatikut. Pjesë e bregdetit janë edhe një sërë lagunash dhe habitatesh të tjera natyrore për kafshë dhe shpendë të rrallë e të rrezikuar. Të gjitha këto përmenden në pjesën e parë të çdo kapitulli, së bashku me përshkrimet e plazheve të mrekullueshme, cilësitë dhe vetitë e tyre, mjedisin që i rrethon, etj.
Në pjesën e dytë të çdo kapitulli përshkruhen atraksionet turistike të zonës përkatëse. Duke pasur një histori të gjatë, në të cilën kanë lënë gjurmë shumë qytetërime, si ai helen, romak, bizantin, venecian, osman, etj., edhe objektet dhe vendet e përshkruara janë të shumta dhe me vlera të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe arkitektonike. Këtu paraqiten që nga rrënojat e qyteteve antike e deri te kalatë mesjetare, nga kishat që datojnë që në shekullin XII e deri te xhamitë nga më të vjetrat në Ballkanin Perëndimor, nga muzetë historikë dhe etnografikë e deri te mrekullitë natyrore të shpallura monument natyre, etj.
Me rritjen e numrit të turistëve dhe pushuesve është rritur edhe vëmendja e investitorëve shqiptarë dhe të huaj për të ndërtuar hotele dhe resorte cilësore, të cilat u përgjigjen më së miri kërkesave dhe standardeve bashkëkohore. Ato janë pasqyruar në pjesën e tretë të çdo kapitulli.
Duke shpresuar që libri t’ju pëlqejë dhe të zgjojë te ju dëshirën për t’i vizituar këto vende të mrekullueshme, po e mbyllim me një thënie të të famshmit Shën Agustin i Hippos: “Bota është një libër dhe ata që nuk udhëtojnë lexojnë vetëm një faqe.”

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase