Studime Inxhinierike

B20437
500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Në librin “Studime Inxhinierike”, jepet një përmbledhje e disa prej studimeve teorike dhe aplikative të kryera prej tij në vitet 1983-1996 në fushën e “Metalurgjisë Fizike dhe Përpunimit Termik” të çeliqeve të konstruksionit, siç janë: “Modelimi matematiko-informatik i procedurës së zgjedhjes së çeliqeve të konstruksionit që përdoren në gjendje të përmirësuar”, “Mbi ndikimin e temperaturës së kalitjes në shpejtueshmërinë e ftohjes dhe kalitshmërinë e detaleve prej çeliku”, “Mbi ndikimin e ndryshimeve të temperaturës së kalitjes në profilin e shpejtësisë së ftohjes së detaleve prej çeliku gjatë kalitjes indirekte”, “Plotësime në modelin e shpejtësive kritike për parashikimin e mikrostrukturës së kalitjes”, “Parashikimi i kurbave të kalitshmërisë së çeliqeve të vendit mbi bazën e klasifikimit të tyre sipas një modeli që bazohet në analizën e korrelacionit kanonik”, “Modelet matematiko – informatike bazë në paketën e programeve “MiFor” për llogaritjet e Fushës Temperaturore dhe parashikimin e Mikrostrukturës dhe Fortësisë në detalet prej çeliku pas kalitjes”. Në libër del qartë strategjia dhe ideja udhëheqëse në frontin e studimeve të kryera prej autorit: nga kërkimi dhe gjetja e lidhjeve ndërmjet faktorëve të ndryshëm që përcaktojnë vetitë konstruktive e teknologjike të çeliqeve dhe modelimi matematik i proceseve të përpunimit termik të tyre, të kalohet në zhvillimin e sistemeve të kompjuterizuara, si instrumente për zgjidhjen e një spektri të gjerë problemesh inxhinierike me interes praktik dhe simulime numerike në kërkimet aplikative në fushën e përpunimit termik. Kjo arrihet, ndër të tjera, nëpërmjet përdorimit të kombinuar e koherent të një sërë metodash matematike dhe inxhinierike bashkëkohore nga fushat e analizës së sistemeve, analizës matematike, algjebrës lineare, algoritmikës, statistikës matematike, si dhe analizës dhe metodave numerike, përfshirë metodat numerike që përdoren në zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale me derivate të pjesshme të tipit parabolik (siç është ekuacioni diferencial i termopërcjellshmërisë jostacionare) për kushte skajore jolineare etj.
Në libër jepet edhe një studim në fushën e “Elementeve të Makinave”, që në kohën kur është bërë, ka qënë një çështje interesante kërkimesh intensive inxhinierike mekanike në vendet e industrializuara: “Studimi i ndryshimit të aftësisë mbajtëse të rrotave të dhëmbëzuara nga ndryshimi i parametrave të profilit bazë”.
Libri është i dobishëm për specialistët në fushat e inxhinierisë së materialeve dhe metalurgjisë fizike, inxhinierisë mekanike, inxhinierisë matematike, inxhinierisë fizike etj.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase