Loja Qe Ndryshoi Shqiperine

B18130
950 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Libri është një reflektim për ecurinë, uljet dhe ngritjet e futbollit shqiptar në këto 7 dekada që nga koha e komunizmit dhe në këto vite tranzicion. Gazetari Balla rrëfen marrëdhënien e tij me futbollin dhe kombëtaren duke sjellë në këtë libër një rrëfim personal kur shoqëronte që fëmijë babain e tij në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, momentin kur guxoi t’i merrte autograf Franz Beckenbauer-it të madh pas një ndeshje në Qemal Stafa. “Ky libër botohet në 70-vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të futbollit të kuqezinjve, në shenjë modeste mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë ata që kontribuuan në një vit historik, kur pjesëmarrja e Kombëtares në finalen e Kampionatit Europian na bëri të gjithëve të ndiheshim të barabartë, për dhjetë ditë, me të gjithë vendet e kontinentit”, shkruan në hyrje të librit autori. Ndërsa si pasthënie ai ka zgjedhur pikërisht momentin kur ai akoma një fëmjë takon idhullin e tij gjerman. “Kisha qenë në ndeshjet e Kombëtares dhe të “17 Nëntorit” për vite të tëra rresht. Shtëpia ime e dytë ishte stadiumi “Qemal Stafa”. Por për herë të fundit kisha qenë aty më shtator 1990. Dy herë. “Dinamo” kampione ndeshej me kampionët e “Olympic Marseilles”. Nuk di se si gjeta mënyrën të çaja kordonin policor për të hyrë në fushë. Deri aty ku trajneri i francezëve po testonte fushën, i shoqëruar nga një gazetar i “Sporti Popullor”. Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf, mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë. Kaiseri firmosi foton dhe më pas fshiu dorën nga djersa e dorës sime të sikletosur që iu drejtua për ta shtrënguar. Gazetari i “Sportit Popullor” lajmëroi policët, të cilët më intervistuan me hollësi, por qëllimi ishte tjetër. Ata kërkonin të shihnin se çfarë letre kishte firmosur gjermani i famshëm. Për më tepër, njëri prej tyre tentoi ta griste, por duhet të ketë ndeshur në sy njerëzish të inatosur. Ishin kohë të vështira për regjimin. Njerëzit braktisën shkallët e stadiumeve dhe iu drejtuan ambasadave dhe shesheve e, më pas, edhe porteve dhe kufijve. Në stadium nuk do ktheheshin për shumë vite me radhë. Bashkë me ta, as unë….”– shkruan Balla.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase