Rruga Per T'u Bere Dikushi

B21408
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Eksperienca më profesionale psikologjike... Dhe një nga eksperiencat më
emocionale të jetës. E mbushur me bukurinë që të jep njohja e njerëzve të
rinj; e sfiduar nga vështirësitë dhe e helmatisur nga vuajtjet e tyre të jetës;
e ëmbëlsuar me kënaqësinë e ringritjes së tyre... Siç është jeta njerëzore -
një udhëtim në rrugë të shtruara e në gërxhe të thepisura. Kështu është edhe
eksperienca klinike - një udhëtim i ngjashëm, që tashmë kryhet brenda
psikikës dhe brenda marrëdhënies. Kam nxitur veten të mbaj bashkë me ta
peshën e vuajtjes së tyre pa u shitur mend atyre për këtë. Kam kërkuar të
angazhohem dhe të mbështes... Kam besuar në forcat e tyre dhe kemi arritur
diku. Me shumë sukses, me pak sukses. Sipas rastit.
Ngjarjet që përshkruhen në këtë libër tregojnë në njëfarë mënyre edhe se çfarë
ndodh në studiot e psikologëve. Një pjesë e madhe e punës është e shoqëruar,
si për dreq, me vuajtje. Pse, përsëri do të vuajë njeriu që ka kërkuar ndihmë
psikologjike? Po. Sepse puna psikologjike është një lloj kirurgjie pa anestezi.
Por këtë radhë dhimbja e tij do të jetë rritëse... Si edhe dhimbja që do të ndiejë
psikologu vetë. Unë jam rritur bashkë me klientët e mi.
Ndryshe, nuk do të kisha mundur të ndihmoja...
Autori

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase