Cmenduria E Turmave

B23947
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Ne po përjetojmë një çrregullim të madh të turmës. Publikisht dhe privatisht, si online ashtu dhe jo online, njerëzit po sillen në një mënyrë gjithnjë e më pak të arsyeshme, të ethshme, si kope, dhe thjesht të pakëndshme. Cikli i lajmeve ditore është i mbushur me pasoja, por ndërsa gjithandej shohim simptomat, nuk shohim gjëkundi shkaqet.
Janë dhënë shpjegime të ndryshme, të cilat janë të prirura të thonë se çdo çmenduri dhe të gjitha çmenduritë janë pasojë e zgjedhjeve presidenciale, apo e ndonjë referendumi. Por asnjë nga këto shpjegime nuk i shkon deri në rrënjë asaj që po ndodh. Sepse thellë, poshtë këtyre ngjarjeve të përditshme, zhvillohen lëvizje shumë më të fuqishme, shumë më të mëdha. Ka ardhur koha që të përballemi me shkaqet e vërteta se çfarë nuk po shkon si duhet...
RRETH LIBRIT
Te “Çmenduria e turmave”, Douglas Murray investigon çrregullimin e kulturës “woke” dhe ngritjen e politikave të identitetit. Me një prozë të gjallë dhe brisk të mprehtë ai ekzaminon çështjet më kontroversiale të kohës: seksualizmin, gjininë, teknologjinë dhe racën, me interlude në bazat e “wokeness” marksiste, ndikimin e teknologjisë dhe si duhet të mësojmë të jemi të aftë për të falur në kulturën gjithnjë në rritje online.
Një nga shkrimtarët e pakët që guxon t’u kundërvihet pikëpamjeve mbizotëruese dhe të vërë në dyshim ndryshimet dramatike të shoqërisë sonë – duke filluar nga ripërcaktimi i gjinisë së fëmijëve e deri te ndikimi i të drejtave transgjinore te gratë – libri penetrues i argumentuar me mjeshtëri i Murray-it, i botuar tani me një pasthënie të re, çan një shteg normaliteti përmes mjegullës së situatës së vështigrë moderne.
Douglas Murray është redaktor i asociuar i “The Spectator” dhe autor i “Vetëvrasja e Europës”, libër i cili për 19 javë me radhë ka qenë bestseller i “Sunday Times”. Librat e tij janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë cituar nga politikanë, gazetarë dhe autorë anembanë botës.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase