Te Ishim Bashke, Vetem Kaq...

B15829
1.300 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave dramatike familjare. Por, gjithkush ka përpara një derë të mbyllur, e cila, një ditë hapet çuditshëm dhe duket si një Sezam. Kjo derë, për personazhet e këtij romani është apartamenti ku ata kanë marrë me qira nga një dhomë dhe që shndërrohet në një botë të jashtëzakonshme ngjarjesh, ndjenjash të fuqishme e të ndërlikuara dhe ku fatet e tyre ndryshojnë përgjithnjë. Romani "Të ishim bashkë, vetëm kaq", i Anna Gavaldës, nuk mund të lëshohet nga dora, pa u mbaruar me një frymë. Lexuesi, kurrsesi nuk mundet të largohet e të mos ndjekë faqe pas faqeje se çfarë i ndodh Kamilës, Filibertit dhe Frankut, këtyre figurave kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, por që dalëngadalë, lidhen pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin. Romani qëndron në këmbë si një ndërtesë shumëkatëshe e, në secilin kat, secili personazh rikompozon fijet e këputura të jetës së tij. Stili i drejtpërdrejtë, humori, situatat tragjike, komike, ngjethëse e thellësisht psikologjike, mbushin faqet e librit. Dialogu është një veçori origjinale e kësaj vepre. I mprehtë, i shpejtë, i pasur dhe plot ritëm, ai portretizon personazhet njësoj si penelatat e një piktori.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase