Premtoj Te Dashuroj

B23349
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ne një stol, mu në gendër të sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta të kalimtarëve ështe ulur një burrë. Në gjunjë mban një bilok nga i cili nuk ndahet kurrë. Pret çastin e duhur për ta hapur dhe për të shkruar në të përqafimet më të bukura, dëshmitari i heshtur i të cilave është. E ka bërë këtë gjë për më shumë se tridhjetë vjet: një gjueti krahësh që bashkohen dhe që, kur kapen mes tyre, flasin për një histori. Historinë e lidhjes së pathyeshme mes prindit dhe fëmijës. Atë të pajtimit mes dy vëllezërve, që ishin ndarë prej shumë kohësh. Apo atë të pasionit që bashkon dy të dashuruar në një të tashme të përjetshme, nga e cila nuk duan të largohen kurrë. Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë. Është një forcë që u shmanget etiketimeve dhe përkufizimeve, duke marrë gjithmonë forma të ndryshme: si gëzim, ëndërr apo lumturi. Është balsami që mund të qetësojë dhimbjen dhe të shërojë plagët më të thella. Një përvojë gjithëpërfshirëse, që na detyron të vëmë në pikëpyetje zgjedhjet dhe të gjejmë guximin për ta kthyer botën përmbys, për të kuptuar se kush jemi dhe çfarë kemi ende për të dhënë. Atëherë, për të njohur këtë emocion të jashtëzakonshëm, mjafton të mësosh të kridhesh në të, të rrezikosh gjithçka pa u menduar shumë, të hapësh zemrën tënde edhe kur askush nuk duket se e ka çelësin e duhur për të hyrë aty. I çmendur është ai që nuk e lëshon veten në premtimet e dashurisë

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase