Me Shiko

B17373
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Kolin Hankoku po bën ç'është e mundur për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që i është dhënë. Me një histori dhune e vendimesh të gabuara prapa krahëve dhe me kërcënimin e burgut në çdo hap që hedh, ai është i vendosur të bëjë një jetë pa gabime.
Për Kolinin, kjo do të thotë të përqendrohet vetëm tek diplomimi e të shmangë gjithçka që ia ka prishur jetën më parë. Duke i kujtuar vetes çdo ditë mësimet nga përvoja e hidhur, gjëja e fundit që ka ndër mend është një lidhje serioze.
Maria Sançezi, vajza serioze e emigrantëve meksikanë, është tabloja e suksesit. Me një diplomë të Shollës Juridike të Djukut dhe me një punë në një firmë prestigjioze në Uillmington, ajo paraqitet si bukuria flokëzezë me karrierë profesionale të panjollë.
Por, megjithatë, Maria ka mbi shpinë një histori tronditëse që e ka detyruar të kthehet në qytetin e lindjes e që e bën të vërë në pikëpyetje pjesën më të madhe të atyre që besonte më parë.
Një takim i rastit, në një rrugë të shkretë, mes stuhisë, do të ndryshojë rrugën e jetës së Kollinit e Maries, duke i bërë të kapërcejnë sfidat që lidhen me njëri-tjetrin dhe me historitë e tyre vetjake. Ndërsa mes tyre lind dashuria, ata guxojnë të përfytyrojnë të ardhmen e tyre të përbashkët... derisa nisin të shfaqen kujtimet kërcënuese të së kaluarës së Maries.
Kur një seri ngjarjesh kërcënuese e bëjnë lëmsh jetën e Maries, ajo dhe Kolini do të vihen në provë përmes situatash jashtëzakonisht të vështira. A do ta shkatërrojnë demonët e së kaluarës marrëdhënien e brishtë që ata kanë nisur të thurin, apo dashuria do t'i mbrojë edhe në orën më të vështirë?
I pasur me emocione dhe me ngjarje që të mbajnë pezull, romani "Më shiko" na kujton se ndonjëherë dashuria farkëtohet përmes krizave që kërcënojnë të na shkatërrojnë... dhe se mund të mos jetë gjithnjë e lehtë për t'i njohur ata që na shikojnë ashtu siç jemi me të vërtetë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase