Dyzet Rregullat E Dashurise

B12173
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Elën e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis t'i zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh.
Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm, duke e çliruar. Mbi autoren Elif Shafak lindi në Strasburg të Francës në vitin 1971. Ka fituar shumë çmime si romanciere dhe është shkrimtarja më e lexuar në Turqi.
Kritikët e kanë cilësuar si "një nga zërat më të shquar të botës bashkëkohore letrare turke". Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe i është dhënë titulli i nderit "Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë". Shafaku ka botuar deri tani njëmbëdhjetë libra, tetë prej të cilëve romane. Ajo shkruan në turqisht dhe në anglisht.
Veç letërsisë artistike, Shafaku merret edhe me shkenca politike dhe është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme. Ka kryer studimet master për studime gjinore dhe doktoraturën në shkencat politike. Sot, Shafaku shkruan në një nga gazetat më të mëdha të Turqisë, por edhe në organe të tjera javore e periodike të njohura si: "The Guardian", "The Washington Times", "The Wall Street Journal", "The New York Times", "The Economist", jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët, ndërsa shumicën e kohës e kalon në Stamboll dhe në Londër.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase