Origjinat E Pushtetit, Prones, Pasurise

B21828
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Autori vjen me një punë studimore prej më shumë se dy dekadash lidhur me këtë temë. Ai na rrëfen në një këndvështrim shkencor atë që ka ndodhur në Shqipëri që pas rënies së shoqërisë totalitare në vitin 1990 e deri më sot.
Botimi përbëhet nga dy vëllime të veçuar, të vendosur në një pako të përbashkët, i pari është “Shoqëria Periferike”, i dyti është “Shoqëria Piramidale” që sipas autorit përfaqësojnë dy epokat e historisë së këtyre tri dekadave ku e para ka përgatitur të dytën.
Botimi u drejtohet një lexuesi të gjerë, studentëve në shkencat sociale dhe humane, të rinjve që duan të njohin rrugët e thepisura, shpesh herë honet nga po kalon shoqëria shqiptare deri sa kemi mbërritur këtu, gazetarëve për të njohur rrënjët në të sotmen e të shkuarën të aktualitetit, elektoratit të gjerë për një kuptim sa më të qartë të politikave të ndjekura, brezave që ishin veprues në këtë kohë prej tri dekadash dhe që duan të shohin gjurmët që kanë lënë në histori, të gjithë atyre që dëshirojnë të kenë një pamje tërësore të politikës, ekonomisë, drejtësisë, shtetit, institucioneve shqiptare nga fundi i shekullit të kaluar deri në ditët tona !
Autori: Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot.
Mirëpo, breza e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot.
Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër.
Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t’i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato
Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase