Me Dyer Te Mbyllura Mizat

B14399
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: Ferri janë të tjerët! Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, and Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t’u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë franceze. Garcin nuk pranon të jetë fajtor, ai thotë se u ekzekutua sepse ishte pacifist, ndërsa Estelle këmbëngul se është bërë një gabim në dënimin e saj me vdekje. Vetëm Ines u kërkon të mos gënjejnë veten dhe të pranojnë krimet e kryera. Ajo refuzon të besojë se ata kanë përfunduar në atë dhomë rastësisht dhe shumë shpejt kupton se ata i kanë vënë në atë dhomë pikërisht për ta bërë njëri-tjetrin të mjerë. Pasi debatojnë për një kohë të gjatë, ata vendosin të tregojnë krimet që kanë kryer. Garcia tradhtonte dhe keqtrajtonte të shoqen. Ines joshi gruan e kushëririt të saj ndërkohë që jetonte me ta ndërsa Estelle kishte një lidhje dhe më pas vrau foshnjës që lindi nga ky bashkim. Të tre krijojnë situata të vështira. Estelle mundohet të vrasë Ines duke e goditur me thikë, por ky sulm është i kotë duke marrë parasysh se ata janë të vdekur. I Shokuar nga absurditeti i fatit të tij, Garcin konkludon: Ferri janë të tjerët! Miza “Miza” është një pjesë e shkruar në vitin 1943 dhe është një adaptim i mitit të Elektrës. Pjesa rrëfen historinë e Orestit dhe motrës së tij Elektrës në përpjekje për t’u hakmarrë për vrasjen e babait të tyre, Agamemnonit, mbret i Argosit, i cili u vra nga nëna e tyre Klitemnestra dhe i dashuri I saj. Sartri ndërfut një temë ekzistenciale në pjesë, duke vënë Elektrën dhe Orestin në një luftë me Zeusin.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase