Mbi Te Bukuren Dhe Te Madherishmen

B18359
550 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof). “Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes” bartin brenda vetes vulën e karakterit dhe mendimit ende të paartikuluar kritik të Kantit, ndërsa reflektojnë qartë orientimin etik dhe antropologjik të asaj që Kanti ende e quante kategori estetike. Një Kant rigoroz, i paragjykuar në ftohtësinë e zhvillimit të subjektit të tij transcendental dhe rigorozitetin e imperativit kategorik, njerëzoren do ta shohë dhe do ta shprehë më vonë më fuqishëm në “Kritikën e mendjes praktike” (1788), duke thënë: “Dy gjëra më mbushin vatzhdimisht me admirim; Qielli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje. Dhe këto të dyjat, edhe pse ende të paartikuluara qartë në “Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes” ishin themel i palëkundur edhe i estetikës së tij të hershme, ku e bukura dhe e madhërishmja fundamentohen në përputhshmërinë e natyrës njerëzore me veten, përmes veprimeve të duhura morale, si shfaqje të harmonisë së brendshme në raporte të jashtme ndërnjerëzore.” - Hasnije Uazi.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase